Aktualitet

Skandali i plehrave / Bashkitë rrisin fiktivisht sasitë, për të “fryrë” fondet e tenderave









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:16 - 18/11/20 |
mapo.al

Emisioni Top Story në Top Channel nxori në pah sesi bashkitë që drejtohen nga socialistët kanë abuzuar me plehrat e qytetit, duke rritur artificialisht sasinë për të tenderuar më tepër para.



Në Bashkinë Belsh, pjesë e qarkut të Elbasanit, në vitin 2016 kjo bëhet një tender për pastrimin e qytetit për 4 vite, me vlerë 82 milionë lekë të vjetra.


Vijmë në vitin 2020, kur duhet të tenderohet sërish pastrimi i Belshit. Kësaj here tenderi bëhet 410 milionë lekë dhe është pothuajse 5-fishi i tenderit të mëparshëm. Për të justifikuar këtë fryrje të plehrave, zyrtarët e Bashkisë së Belshit kanë bërë një studim sikur qyteti i tyre gjeneron mbi 2700 ton plehra në vit.




Sot Belshi i depoziton mbetjet në impiantin e Elbasanit, ku çdo mbetjet matet përpara se të shkojë në djegie. Top Story i dërgoi një kërkesë zyrtare impiantit të Elbasanit, i cili na vuri në dijeni se Bashkia e Belshit depoziton aty rreth 150 ton plehra në muaj, ose rreth 1800 ton plehra në vit.



Pra, Bashkia e Belshit ka rritur artificialisht shifrën prej 900 ton plehrash në vit, për të 5-fishuar shumën e tenderit. Natyrisht ky është një dëm financiar, por më tepër se kaq, është një marrëdhënie interesash mes bashkisë dhe kompanive private, të ngritura mbi plehrat e qytetit.


Vijojmë me një tjetër bashki, atë të Librazhdit. Në vitin 2016, kjo bashki realizon një tender për pastrimin, me vlerë 480 milionë lekë të vjetra, për 4 vite. Fitues është kompania e Arbër Abazit nipit të Sadri Abazit, Alko Impeks.

Pasi mbaron kjo kontratë, në korrik të vitit 2020, Bashkia e Librazhdit shpall sërish fitues kompaninë e Arbër Abazit,  për pastrimin e qytetit, por kësaj herë me një vlerë pothuajse 3 herë më të lartë, rreth 1.2 miliardë lekë.

Kjo do të thotë se 130 ton mbetje nuk ekzistojnë në këtë bashki, por e ka rritur artificialisht sasinë e plehrave për të shtuar buxhetin prej 1.2 miliard eurosh për kompaninë e deputetit socialist. Ndërkohë ka edhe bashki si ajo e Gramshit e cila ka vendosur të zhvillojë tender për mbetjet urbane, duke u bazuar tek sasia që dërgohet në impiantin e Elbasanit. Këto shembuj japin shpjegimin e mafia e plehrave nuk ka interes të kontrollohet në asnjë cep të Shqipërisë. Tre impiantet, ai i Elbasanit, i Fierit dhe i Sharrës bëjnë matjen faktike të plehrave, dhe kjo sjell një kontroll zinxhir deri tek tenderimi i bashkive.

1


Etiketa: , , ,

Pas