Pas skandalit të pezullimit të seancës stërvitore të klubit, pas presioneve ndaj drejtuesve, ka ardhur edhe reagimi i klubit të Vllaznisë.
Në njoftimin për mediat, klubi shprehet se po shqyrtohet shqetësimet e ngritura nga stafi teknik.
“Pasi jemi njohur me shqetësimin e ngritur nga stafi teknik ditët e fundit për veprime anti-sportive në ekipin e parë, po e shqyrtojmë me përgjegjësinë e duhur dhe në interesin më të lartë të klubit dhe tifozëve dhe në momentin kur të ketë një vendimmarrje, si gjithmonë, do t’i bëhet e njohur mediave dhe opinionit publik.
Po ashtu, sqarojmë se stafi i Klubit të Futbollit “Vllaznia” vazhdon i pandryshuar punën e tij të përditshme për të finalizuar objektivin e ringritjes në Superligë,”-raporton Vllaznia.