Presidenti Ilir Merta ka reaguar pas lajmit se PS ka krijuar të një database të dhënash personale të qytetarëve shqiptarë.
Nga Pogradeci, kreu i shtetit u shpreh se ngarja është një skandal i përmasave të mëdha, ndërsa akuzoi qeverinë se vijon të shkelë ligjin çdo ditë.
Kreu i shtetit kërkoi hetimin e cenimit të privatësisë së qytetarëve, të cilët, tha Meta, po shantazhohen nga qeveria.
“PS ka të dhënat personale të qytetarëve, skandaloze. Marrja e tw dhwnave wshtw shkelje e çdo norme dhe morali. Po u bëhet presion dhe shantazh qytetarëve. Kjo qeveri vijon të shkelë ligjin çdo ditë”, u shpreh Meta, duke shtuar se 25 prilli do të jetë një ditë triumfi.
“Kjo qeveri ka ikur nga mendja, përpos të tjerave. Qeveritë që do vijnë do kenë frikë nga populli dhe askush nuk do cenoj interesat e qytetarëve dhe askush nuk mund të intimidojë ata, e t’i zhbëjë me qytetarë nga Bangladeshi apo shtete të tjera. Nuk jam këtu për t’u marrë me njeriut që është certifikuar për çrregullime. Fundi i marrëzisë është 25 prilli, demokracia nuk do bëhet kurban.
Data 25 prill do jetë triumfi i djemve dhe vajzave për të ardhmen e tyre dhe bashkëmoshatarëve të tyre, për t’i kthyer nga jashtë vendit. Njeriu që duhet të ishte në burg për Dibrën dhe për t’i bërë tërmetin Vlorës, kanë zgjedhur Afrim Qendron, që duhet të ishte në burg, që kontrollon gjithçka që të ndrydhin vlonjatët.
Vlora është e lënduar dhe ia ka bërë dhomën e psikiatrisë, Ramës gati. Përgjigjen do e marrin te sheshi i Flamurit më 25 prill. Kam qenë jam dhe do të jem gjithmonë në mbrojtje të votës. Edi Rama është kapur në flagrancë dhe me 25 prill do të jem në Vlorë pasi është qendra e historisë.”-tha Meta.