Aktualitet

Skandali i të dhënave, Ditmir Bushati: Të pezullohen drejtuesit e institucioneve














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:22 - 14/04/21 |
mapo.al

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, që u la jashtë listave të kandidatëve për deputetë nga Edi Rama për zgjedhjet e 25 prillit, kërkoi mbrëmjen e sotme që të pezullohen drejtuesit e institucioneve që janë përfshirë në daljen e të dhënave personale, në databaze-n që zotëron PS-ja për fushatë.






Të dhënat personale janë një gjë shumë e rëndësishme, kanë rëndësi absolute. Duhet të ishte shqetësimi numër një i qeverisë.


Duhet të sqarojnë opinionin për çfarë bëhet fjalë, drejtuesit e institucioneve të pezullohen derisa të kryhet hetimi administrativ. Ne jemi një vend anëtar i NATO-s dhe nuk mund të mohojmë shqetësimin” tha ai.







Po a ka pasur Bushati vetë një bazë të dhënash? “Kam pasur por jo të dhënash personale si ato që kam parë tek media” tha ai.



Gjatë bisedës me ndjekësit në Instagram, ai akuzoi shumicën socialiste se po vepron si në kohën e qeverisë Berisha, ku gjimnazistët dhe mësuesit nxirreshin nga mësimi në mitingje. “Sot nuk mund të pranojmë kur në 11:30 apo 12 të drekës gjimnazistët nxirren” tha ai.



Po tashmë që PS-ja e la jashtë, kush është e ardhmja politike e Bushatit? “Dua të punoj për një PS e cila kujdeset për interesin publik dhe për mirëqenien. Për një PS që është partia e intelektit, e komuniteteve, për parti që punon vërtetë për një ekonomi tregu dhe jo për një shoqëri tregu” tha ai.

1


Etiketa: ,

Pas