Aktualitet

Skandali i të dhënave, SPAK dhe GJKKO kërkojnë sekuestrimin e Lapsit (Dok)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:31 - 19/04/21 |
mapo.al

Në të njëjtën orë të ditës së dielë, kur Edi Rama nuk qëndronte i qetë duke bërë fushatë elektorale me patronazhistët që do e ndjekin këmbë pas këmbe çdo shqiptar deri në fund të dheut, qetësia i ishte prishur edhe një gjyqtareje nga ato të dala fringo dhe e panjollë nga vettingu, Iliriana Olldashit (djathtas në foto).






Znj. Olldashi e kishte lënë pas rehatin e pushimit të saj të së dielës, rastësisht dhe për koincidencë në të një njëjtën kohë me kryeministrin, për të marrë një vendim gjyqësor që sipas shumë specalistëve që ne kemi konsultuar është i rreptë deri në skandalozitet. Ajo ka urdhëruar sekuestrimin e aparatëve telefonikë, kompjuterave, serverave (këto të fundit gjenden në Gjermani), usb, Cd të medias Lapsi.al. Krimi i kryer nga gazetarët tanë që zbulimi i grabitjes të të dhënave personale që PS po i përdorte me patronazhistët e saj për qëllimet elektorale të 25 prillit.


Gjyqtarja e vettuar e Gjykatës së Posaçme të Krimeve të Rënda është nisur në këtë vendim që Lapsi.al e ka marrë në dorë nga kërkesa e prokurores së SPAK, Enkeleda Millonai (foto  majtas). Por më katolike se Papa në vendimin e saj të gjykimit ajo ka argumentuar se gazetarët e kanë për obligim të thyejnë edhe kodin e tyre të burimit duke e ruajtur atë.







Ky akt i njëkohësishëm dhe i rakorduar i i SPAK dhe Gjykatës dëshmon se organet e drejtësisë së re kanë prioritet të merren me ata që zbuluan krimin e vjedhjes të të dhënave dhe jo me ata që e kanë kryer këtë krim. Sepse databazi që denoncoi Lapsi.al tashmë gjendet kudo, shumë personalitete publike e kanë bërë të qartë se të dhënat e tyre i kanë depozituar vetëm në e-Albania dhe drejtësia e reformuar përndjek dhe gjurmon gazetarët.

Lexo edhe :  "Rama 3", SPAK i përgjigjet Metës: Të pastër, asnjë nga ministrat nën hetim




Natyrisht gazetarët e kanë në kodin e tyre profesional që nuk duhet ta dorëzojnë burimin. Gazetarët anembanë botës kanë bërë burg për këtë. Dhe Lapsi.al do të mbajë të njëjtin qëndrim.

Por në këtë vend ironia është se nga frika për të hetuar ndjekësit e ligjit, drejtësia e re po merret me rrethanat anësore të ngjarjes. Po të lexohet me vëmendje vendimi i Gjykatës ai duket sikur do të fajësojë gazetarët Armand Shkullaku dhe Andi Bushati si shpërndarës të të dhënave sensitive të qytetarëve, si cënues të rendit kushtetues që i kanë shpërndarë ato dhe do t’i detyrojë përmes këtij presioni të sigurojë të nxjerrë se kush ka qenë spiuni që ka tradhuar Rilindjen duke dekonspiruar krimin që kryhej mes serverave të saj, e-Albania-s dhe patronazhistëve.

Natyrisht në deklarimet e tyre gazetarët Andi Bushati dhe Armand Shkullaku kanë qenë të prerë se ata nuk e tregojnë burimin e tyre të informacionit brenda PS-së dhe as nuk japin elemente që e identifikojnë atë. Për rrjedhim pritet ose sekuestrimi me forcë i zyrave të Lapsi.al ose ndalimi i dy gazetarëve./Lapsi.al/

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas