Shtrihen hetimet mbi personelin mjekësor të spitalit “Covid-2”, pas skandalit të sanitares Tire Alldervishi, se nën premtimin për përkujdesje zhvati vajzën e një pacienteje me koronavirus duke i marrë 8 milionë lekë.
Mjekët dhe infermierët do të merren në pyetje pas kryerjes së një sërë verifikimesh.
Mësohet se Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar kamerat e sigurisë së spitalit për të parë se me kë ka komunikuar 58-vjeçarja, duke qenë se ajo nuk punonte si sanitare në pavionin ku gjendej e shtruar pacientja të cilën pretendonte tek e bija se e kishte marrë në përkujdesje.
Prokuroria gjithashtu ka sekuestruar librin e shënimeve, për të parë ndarjen e turneve – kush mjek e infermier ka patur për detyrë të kujdesej për pacienten me Covid.
Dyshimet janë për një një skemë të mirëfilltë zhvatjeje, nisur edhe nga denoncimet e bëra publike.
Risjellim në vëmendje se disa ditë më parë Gjykata e Tiranës vendosi për Tire Alldervishin “Arrest me burg” për akuzën “Mashtrim me pasoja të rënda”.
LEXO EDHE:
Skandali në spitalin Covid 2: Jep 8 milionë lekë nën dorë, por e ëma humb jetën
Etiketa: hetimet mbi personelin mjekesor, shefqet ndroqi