Skandali i “Tires” dhe prangosja e infermiereve – Rama: S’hedh poshtë punën time

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për arrestimin e katër punonjësve të spitalit “Shefqet Ndroqi” ,që së bashku me Tire Alldervishi u kanë zhvatur pacientëve shuma të ndryshme parash.

Në konferencën e përjavshme me ekonominë në fokus, Rama e cilësoi si lajm të mirë, teksa theksoi se prangosja e tyre nuk mund të hedhë poshtë transformimin që ka pësuar shëndetësia gjatë qeverisjes së tij.



Kreu i qeverisë gjithashtu i bëri thirrje qytetarëve që të mos hezitojnë denoncimet për raste të ngjashme.

“Është një mesazh i qartë për qytetarët që nuk duhet të ngurrojnë të denoncojnë , në çfarë burimi ata e shohin të arsyeshme. Dua të falënderoj dhe njëherë mediat investigative për të gjithë punën që bëjnë dhe veçanërisht në këtë rast. Është një mesazh i qartë për të gjithë bluzat e bardha. Është një pakicë e mjaftueshme për të ndotur bluzat e bardha dhe për të ndotur rrugën e transformimit për rrugën e tyre. Është një mesazh i qartë dhe për të ardhmen, pasi unë besoj se kura afatgjatë dhe e suksesshme për të shëruar korrupsion është thellimi i reformës në shëndetësi” , – tha Rama.

Kryeministri iu referua skemës shëndetësore për mandatin e tretë: autonomisë së spitaleve dhe mënyrës se si do të paguhen bluzave të bardha, në bazë të orëve të punës, operacioneve apo ekzaminimeve.

Dje u arrestuan tre infermiere, Mira Bushi, Sidorela Çela, Shyqyrie Koçi, si dhe sanitarja Rukije Hoxha.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, të prangosurat së bashku me Tire Alldervishin kishin krijuar skemë zhvatje me të sëmurët me koronavirus dhe familjarët e tyre, në vend që të tregonin solidaritet dhe përkushtim.

Ishte denoncimi publik i Tire Alldervishit, që çoi në zbulimin dhe arrestimin e 4 punonjësve të spitalit “Shefqet Ndroqi”.

58-vjeçarja i zhvati qytetares Eltjana Sinanaj 8 milionë lekë të vjetra nën premtimin se do të përkujdesej për të ëmën e saj të prekur nga koronavirusi. Rasti u denoncua pikërisht nga Sinanaj, në emisionin investigativ “Stop”.

LEXO EDHE:

Skandali i “Tires”/ Policia mësyn COVID2, arrestohen 3 infermiere (EMRAT)

 

 

 

 


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252