ShowBiz

Skandali/ Loredana ia beson tanimë mbrojtjen një avokati zviceran






               Publikuar në : 14:35 - 11/07/19 |
mapo.al

Reperja Loredana Zefi ka vendosur që të mbrohet përpara drejtësisë zvicerane me një avokat jo shqiptar. Ai quhet Thomas Fingerhuth dhe është nga Zvicra.


“Unë mendoj se Loredana donte një avokat që nuk vjen nga i njëjti vend si ajo dhe ka më shumë distancë me prokurorinë”-u shpreh avokati për të përditshmen zvicerane “20 min”, i cili ndër të tjera e konsideroi produktiv marrëdhënien me reperen.“Unë do të bëj gjithçka që mundem për të parandaluar Loredanën nga ndjekja penale dhe jam i gatshëm të gjej zgjidhje të tjera”-shtoi Fingerhuth.

23-vjeçarja duket se i ka shkëputur kontaktet me avokatët Artan Sadiku dhe Tom Gashi, me të cilët u paraqit në konferencën për shtyp që dha në muajin maj, për akuzat për zhvatje dhe kërcënim nga një çift zviceran. Sadiku i ofroi asokohe çiftit në emër të reperes 350 mijë franga, por ata nuk pranuan duke thënë se Loredana i detyrohej dyfish.

Reperja i ka anuluar për momentin të gjitha koncertet dhe të gjitha llogaritë bankare i janë bllokuar nga prokuroria.

 


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas