ShowBiz

Skandali Loredana/ Ja lidhja e avokatit paditës me familjen Zefi






               Publikuar në : 16:50 - 15/05/19 |
mapo.al

Reperja 23-vjeçare Loredana Zefi është vendosur së fundmi në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të akuzave për zhvatje dhe kërcënim nga një çift zviceran. Por akuzat e këtyre të fundit nuk kanë qenë të vetmet; Loredana është paditur për keqpërdorim imazhi edhe nga avokati i njohur Valentin Landmann. Loredana iu paraqit çiftit zviceran si vajza e paligjshme e tij, Anna Landmann.


Duket se reperja 23-vjeçare ka rënë në kontakt me emrin e avokatit pasi Landmann ka mbrojtur çështjen e vëllait të saj Faton, për të mos u dëbuar nga Zvicra. Gazeta zvicerane “20 minuten” ka zbuluar se Faton Zefi është dëbuar nga Zvicra pasi ishte dënuar 73 herë për vjedhje e mashtrime. Ai madje konsiderohej si “Eskobari i Emmenbrucke”, pasi kishte filluar të shiste marijuanë që në moshën 15-16 vjeçare.

Mirëpo, çështja e tij nuk u arrit të fitohej nga avokati Landmann, të paktën kështu citon “20 minuten” disa dokumente të prokurorisë së Luzernit.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas