Kryesore

Skandali me Andi Lilën, kryebashkiaku e “dredh”: Fusha ka regjim strikt (Por pamjet e nxjerrin blof)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:00 - 19/11/20 |
mapo.al

Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Redjan Krali ka reaguar ditën e sotme pas skandalit në fushën të futbollit, me ish-lojtarin e Kombëtares, Andi Lila.






Në reagimin e tij, Krali thekson se Lila është “Nderi i Qytetit” për kontributet që ka dhënë për futbollin, por sipas tij, ai e di shumë mirë që në ambientet ku sërviten të rinjtë ka regjim strikt.


Krali shton se shkak për largimin e Lilës nga fusha ka qenë mirëmbajtja e saj dhe jo motivet politike – duke harruar se përfaqësuesi i Bashkisë Kavajë dhe polici bashkiak, në videon e transmetuar në media, thonë tjetër gjë.







“Fusha vërtet është e çdo qytetari, jo vetëm e atyre që janë rritur e formuar në të, por funksioni i saj prioritar është stërvitja e fëmijëve”, shkruan ai.



…dhe ai që u votua më shumë kundra (nga ato për të cilët sot papritur u bë hero), u bë dhe “deputet”…



.. kështu mbaron përralla dhe të gjithë u rikthyen në gjumë (ajo që dijnë të bëjnë më mirë).

Bashkia Kavajë në të cilën kam nderin të shërbej si Kryetar i saj, është e çdo qytetari, pa dallim bindjesh e ngjyrash e aq më pak ambiciesh politike. Andi Lila është qytetar nderi për të gjithë kontributin që ka dhënë për futbollin, aq më tepër në një qytet kaq dashamirës ndaj sportit siç është qyteti jonë.

Andi Lila gjithashtu, e di fort mirë që në një ambient ku të rinjtë tanë sot stërviten për të qenë nesër në lartësinë e tij në karrierën që kanë zgjedhur, kanë nevojë për motivim, mbështetje, regjim strikt dhe absolutisht jo “shpërqëndrim”. Pikërisht në ndihmë të kësaj llogjike futen Institucionet përkatëse.

Fusha vërtet është e çdo qytetari, jo vetëm e atyre që janë rritur e formuar në të, por funksioni i saj prioritar është stërvitja e fëmijëve.

Në çdo moment tjetër, mjafton një komunikim fare i thjeshtë me Institucionin përkatës, në rastin konkret “Drejtoria e Sporteve”, për të koordinuar dhe shmangur çdo polemike të panevojshme duke marr për të mirëqenë që në fund të ditës, ajo që të dyja palët duan, është e mira e “talenteve” të reja.

Kryetari i Bashkisë nuk urdhëron, delegon besimin e tij për mirëfunksionimin e çdo Institucioni Drejtues. Kryetari Bashkisë është shërbëtor. Bashkia Kavajë është e qytetarëve!”, shkruan Krali.

***

Por në fakt, pretendimin e Kralit e rrëzojnë pamjet me zë dhe figurë, ku punonjësi i Bashkisë Kavajë i kërkon Lilës të largohet nga fusha për shkak se është njeri politik dhe i kanë dhënë urdhër nga “lart” dhe aspak për çështjen e fushës.

Për më shumë Gazeta MAPO sjell pamjet nga incidenti dhe sikush mund të gjykojë vetë.

LEXO EDHE: 

“Je kundërshtar politik” – Andi Lila nuk lejohet të xhirojë në stadiumin ku është rritur

1


Etiketa: , , , ,

Pas