Aktualitet

Rusia përjashtohet nga Kupa e Botës 2022








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:30 - 09/12/19 |
mapo.al

Skandali me dopingun i ka kushtuar shtrenjtë Rusisë. Agjensia Botërore e Anti-dopingut, Wada e ka dënuar Rusinë me pezullim katër vjeçar nga të gjithë ngjarjet kryesore sportive. Një vendim ekstrem ky, që përkthehet ndryshe si përjashtim i Rusisë nga kompeticione të rëndësishme, si Lojërat Olimpike Tokio 2020 dhe Kupa e Botës 2022 në Katar.


Megjithatë, kjo nuk i ndalon atletët rus që të mos dëshmojnë talentin e tyre, pasi janë në gjendje të garojnë në kompeticionet ndërkombëtare me një flamur neutral.


168 atletë rusë garuan për një flamur asnjanës në Lojërat Olimpike Dimërore 2018 në Pyeongchang pasi kjo kombëtare u ndalua pas Lojërave të vitit 2014, të cilat i mbajti në Soçi. Atletët rusë fituan 33 medalje në Soçi, 13 prej tyre ishin të arta.


Rusia është ndaluar të konkurrojë si komb në atletikë që nga viti 2015.


Fatmirësisht për ta, ky dënim nuk e përjashton Rusinë nga kompeticioni i vitit të ardhshëm, Euro 2020, pasi organi drejtues i futbollit evropian UEFA nuk përcaktohet si një “organizatë e madhe ngjarjesh” në lidhje me vendimet për shkeljet e anti-dopingut.



Etiketa: , , ,

Pas