Aktualitet

Skandali me himnin shqiptar, Franca rrezikon 100 mijë euro gjobë






               Publikuar në : 19:18 - 14/09/19 |
mapo.al

Gazeta franceze “L’Equipe” shkruan se incidenti me himnin kombëtar të Shqipërisë, në ndeshjen Francë-Shqipëri, nuk është pritur mirë nga UEFA, ndaj është hapur një procedim disiplinor.


Media franceze raporton se dënimi do të bëhet publik në datën 17 tetor, teksa Franca pritet të dënohet me 100 mijë euro nga UEFA. Nuk përjashtohet mundësia të ketë dhe një pezullim të fushës.

Kujtojmë se ndeshja mes Francës dhe Shqipërisë nisi me 7 minuta vonesë, pasi në “Stade de France”, u ekzekutua himni i Andorrës.


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas