Ditën e djeshme bënë xhiron e rrjetit fotot e bujshme të Teas, konkurrente e “Për’puthen” e cila doli nga programi si çift me Andin, teksa puthej në buzë me një ish-konkurrent të emisionit, Beartin nga Kosova.
Vetëm pak pak ditë pasi dolën si të dashuruar nga “Për’puthen”, Tea dhe Andi tronditën Shqipërinë me të vërtetat e tyre.
Pas konfirmimit të lidhjes së Teas dhe Beartit, Andi plasi bombën e tij nëpërmjet një shkrimi të gjatë në story, ku tregonte se kishte firmosur një kontratë në emision, e cila e kishte detyruar të dilte çift me Tean.
Pas Andit erdhi edhe reagimi i Beartit, i cili konfirmoi nëpërmjet një videoje lidhjen e tij me Tean, teksa tregonte se kjo e fundit nuk kishte aspak faj.
Pas këtij skandali kanë reaguar edhe vajzat e emisionit “Për’puthen”, Sindi, Anda dhe Ledjana. Po ashtu edhe ish-konkurrentja Shqipe Hysenaj, e cila ishte e para që publikoi një foto të Teas dhe Beartit, duke u përpjekur të tregojë të vërtetën e lidhjes së tyre.
Pasi fjalët e Shqipes u vunë në vend, ajo publikoi një story “Thug Life”, foto e cila s’kishte nevojë për shumë koment.
Në InstaStory, Sindi dha mendimin e saj për çiftin Tea-Beart dhe skandalin Tea-Andi.
“Të them të drejtën, nuk di çfarë të mendoj në lidhje me këtë temë. Do të dëshiroja të prisja një koment nga vetë protagonistët. Ju mund të thoni gjithçka për Shqipen, por gënjeshtra i paska këmbët e shkurtra, nuk e mohoni dot. Jam e zhgënjyer.”– shkruan Sindi.
Ndërkohë, Ana Kauri ka preferuar të flasë me fjalët e Dafinës në këngën “Zili zili”, teksa ka publikuar një video të sajën teksa dëgjohet teksti “Ju kanë rrejt, ju kanë bo budall“.
Gjithashtu, Ledjana e përshkroi me një memes situatën:
Përsa i përket Melisës, ajo është e vetmja që ende nuk ka reaguar. Rikujtojmë se Fationi e paralajmëroi nëpërmjet një postimi në Story se dhe asaj do t’i dilte shumë shpejt e vërteta sheshit.