Tuesday, July 5, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Skandali me të dhënat, Lubonja: Treguese e aktivitetit kriminal të rilindasve

by mapo.al
13/04/2021
in Aktualitet
0

Analisti Fatos Lubonja ka folur së fundmi për hetimet e SPAK rreth grumbullimit të të dhënave të qytetarëve nga Partia Socialiste, falë platformës E-Albania.

Në një intervistë për News 24, Lubonja e cilësoi si dëshmi që tregon se sa më shumë që një parti qëndron në pushtet, aq më shumë kriminalizohet dhe kërkon të mbajë pushtetin.

“Kjo e dhënë e fundit, që është një skandal, nuk duhet parë e ndarë, por si bashkësi me shumë gjëra të tjera që kemi parë dhe tregojnë një aktivitet të ethshëm të kësaj bande ( i referohet qeverisjes Rama), për të mos e lënë pushtetin, manipuluar votën me çdo mjet, duke përfshirë ndryshime ligjore” , – u shpreh analisti.

Lubonja gjithashtu tha se nëse shteti shqiptar do të funksiononte me vlera reale të demokracisë, zyrtarët më të lartë do të jepnin dorëheqjen.

Ky skandal, vijoi analisti, u tregoi shqiptarëve se sa problematike është kapja e drejtësisë në vend – me 8 persona të identifikuar të SPAK-ut, mes të cilëve 6 të sigurt se do t’i japin votën PS-së.

*****

Zbulimi i një databaze të madhe të dhënash për qytetarët e Tiranës, ku janë shënuar të dhëna personale, file juaj është bërë publik nga Lapsi, sa duhet të shqetësohemi?

Fatos Lubonja: Është për t’u shqetësuar, është një provë që e kemi provuar, por tani e kemi rrezikun ta provojmë më thellë. Sa më shumë që qëndron në pushtet një parti aq më shumë kriminalizohet dhe më e rrezikshme bëhet, sepse di se si duhet të sigurojë pushtetin. Kjo e dhënë e fundit, që është një skandal, nuk duhet parë e ndarë, por si bashkësi me shumë gjëra të tjera që kemi parë dhe tregojnë një aktivitet të ethshëm të kësaj bande, për të mos e lënë pushtetin, manipuluar votën me çdo mjet, duke përfshirë ndryshime ligjore. Kjo gjë nuk mund të ndodhte nëse në krye të institucioneve do të kishte njerëz me integritet. Do të kishte drejtësi që do të vepronte menjëherë, ka pasur të dhëna dhe të mëhershme për të tilla aksione, Prokuroria dhe drejtësia jonë e si ka kryer. Duhet të kishte nevojë për aktivistë të drejtave të njeriut. Më bën përshtypje, sepse ne kemi fushata dhe nuk dëgjojmë të ngrenë zërin për këtë gjë. Është kambanë alarmi dhe majë ajsbergu. S’do të çuditesha të kenë përgjime të njerëzve të caktuar dhe akte të tjera që përbëjnë një strategji të tërë. Për të mbuluar një krim duhet mbuluar një krim tjetër.

Shumica e njerëzve u konfuzuan nga prania e personazhit të quajtur patronazhisti. Çfarë roli luan ky personazh sipas ju?

Fatos Lubonja: Personalisht nuk e njoh personin në fjalë. Patronazhisti është personi më aktiv brenda partisë dhe ka si detyrë të njohë një numër të caktuar votuesish, e detyra e tij është të bëj seleksionimin e qytetarëve, a tyre që mendohet se janë të sigurt. Dhe parimisht ky ka një lloj roli aktiv, ndaj të pasigurtëve për t’i bërë të sigurt, varet edhe nga talenti i personit, sa i dhënë është. Ka këtë detyrë, detyrë e shëmtuar, sepse kjo nënkupton edhe akte të tjera. Me kërcënim të familjarëve, me punën. Njerëzit që kanë ndjesinë që ndiqen dhe suervejohen, në kuptimin që janë në vëmendjen e një partie, për të ndryshuar fatin edhe të jetës. Sepse është një situatë regjimi, kështu e mendoj patronazhistin. Ata në fund fare janë vegla, të caktuara nga një instancë më e lartë, dikush i ka emëruar, aprovuar, që duhet luajtur kjo strategji. Këtu duhet të dalin përgjegjësitë. Nesër këto do të hedhin hapa të tjera të survejimit të qytetarëve.

Duket se është bërë një problem global, kujtojmë filloi me të dhënat që mblidhte e famshmja amerikane, që doli atëherë që mbledhtë të dhënat e qytetarëve. U zbulua që edhe kompanitë e rrjeteve sociale ia kalonin kompanive. Në rastin tonë kemi një parti politike që i shfrytëzon të dhënat për fushatë elektorale, ju thatë se kjo shkakton kërcënim?

Fatos Lubonja: Diferenca e parë është që jemi përdorues të internetit dhe kur hymë në një faqe gazete, ata thonë që ne përdorim të dhënat dhe a jep konsensusin dhe rreziku është më i largët, se sa kontrolli që të bën një parti politike. Edhe e para është një shkelje e privatësisë, por të merret konsensusi, ndërsa këtu s’të merret konsensusi fare. Kjo është direkte, ke një njeri që ka detyrë të ndjekë, të di ça bën, ça mendon. Duke gjetur këta lloj njerëzish, këtyre i duhet dhënë shpërblime, do futen në administratë, degradohet administrata, kjo tregon degjenerimin e një partie. Ky është degradim që na çon drejt partisë-shtet, kemi qenë në një situatë tjetër.

Nuk është për të bërë presion, por llogaritë tona, si i komentoni?

Fatos Lubonja: Pranohet deri tek emrat e njerëzve, por jo të dhënat personale të marrë nga institucionet shtetërore, e-Albania thonë disa, ndoshta dhe nga të terja. Çdo parti, besoj se duhet të ketë listën e partive të veta, të mbajë lidhjet, kontaktet dhe më pas ndoshta nuk e di sa e ndershme është që me listën të futesh tek kundërshtarët. Demokracia tregon që mund të gabosh, por ta kesh dhe zonën gri me patronazhist nga mbrapa, ky është problem. Nuk është e ndershme një gjë e tillë dhe s’ka ndodhur. Në një vend tjetër demokratik do të jepej dorëheqja.

Mendoni që do e kuptojmë deri në fund nga puna e institucioneve të drejtësisë, se si ka funksionuar kjo skemë?

Fatos Lubonja: Unë nuk besoj, midis të tjerave, ky skandal na zbuloi edhe diçka tjetër, që çuditërisht, në 8 persona që ishin identifikuar të SPAK-ut, 6 ishin të sigurt PS, dy ishin simpatizantë dhe jo të sigurt të PS, dy dilnin pa preferenca, kjo flet, se sa problematike është kapja e drejtësisë në një vend. Reforma në Drejtësi është bërë për t’u kapur drejtësia dhe jo për të ndëshkuar padrejtësinë.

Do mbizotërojë gjatë kjo çështje?

Fatos Lubonja: Do të ketë skandale të radhës. Shqipëria në një farë mënyre ka humbur ndjeshmërinë të atyre që quhen sensorë. Neve do të na mungojnë ata sensorë, ashtu sikurse na mungojnë sektorët e saktë, sa i përket pandemisë. Na del tani numri i vdekjeve, nga COVID-i, dyfishi i atyre i Italisë. Në Itali, nuk ikën të pish një kafe, nuk hapen restorantet, sepse kanë sensor, kanë ndjeshmëri, shohin si ecën kurba. Ndërsa tek ne kurba është elektorale. Kjo është një problem të madh.

Tags: Edi RamaFatos LubonjaPSskandali me te dhenat e qytetareve

JU SUGJEROJME

Përse shqiptarët “nxitojnë” për t’i uruar pavarësinë Amerikës?!
Aktualitet

Përse shqiptarët “nxitojnë” për t’i uruar pavarësinë Amerikës?!

04/07/2022
REL: Gazetarët në Shqipëri bëjnë thirrje për bojkot të konferencave të Ramës
Aktualitet

REL: Gazetarët në Shqipëri bëjnë thirrje për bojkot të konferencave të Ramës

04/07/2022
Detaje, i riu qëlloi me armë drejt fëmijëve në Shkodër
Aktualitet

Detaje, i riu qëlloi me armë drejt fëmijëve në Shkodër

04/07/2022
“Edi Rama lider i Ballkanit”, lavdet e kryeministrit të Holandës për ditëlindjen e kryesocialistit
Aktualitet

“Edi Rama lider i Ballkanit”, lavdet e kryeministrit të Holandës për ditëlindjen e kryesocialistit

04/07/2022
Next Post
Sondazhi 10 ditor në Mapo – Kush i fiton zgjedhjet e 25 prillit?

Sondazhi 10 ditor në Mapo - Kush i fiton zgjedhjet e 25 prillit?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Përse shqiptarët “nxitojnë” për t’i uruar pavarësinë Amerikës?!
  • Aurela Gaçe tregon se me cilin prej kolegëve nuk flet
  • Një shumicë antiamerikane është e pamundur, por edhe një pakicë është turp
  • REL: Gazetarët në Shqipëri bëjnë thirrje për bojkot të konferencave të Ramës
  • Detaje, i riu qëlloi me armë drejt fëmijëve në Shkodër



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In