Aktualitet

Skandali me të dhënat, Soreca: Po e ndjekim nga afër, autoritet të hetojnë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:57 - 19/04/21 |
mapo.al

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, ka komentuar nga Elbasani skandalin me databazën e të dhënave të 910 mijë qytetarëve të Tiranës, të përvetësuar fillimisht nga PS dhe që më pas doli në media.





Sioreca tha se është me shumë rëndësi që autoritetet që po hetojnë këtë proces të thonë fjalën e tyre.


“Ne po e ndjekim shumë afër situatën, jemi në ndjekje, kemi informacion, Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave po heton, gjithashtu dhe SPAK po heton. Është shumë e rëndësishme t’i lëmë këto dy autoritete të hetojnë dhe më pas do të dëgjojmë rezultatin përfundimtar“, u shpreh Soreca.





Ndërkohë sot Gjykata e Posaçme ka urdhëruar sot portalin Lapsi.al të dorëzojë databazën me të dhënat personale të 910 mijë qytetarëve të Tiranës.

Lexo edhe :  "Juvja humbi kampionatin"/ Rama batuta me Sorecën: Luigi i lumtur për Interin


Të premten që lamë pas, drejtuesit e portalit Armand Shkullaku dhe Andi Bushati refuzuan që të dorëzojnë materialin me të dhënat e qytetarëve, pjesë nga i cili edhe i kanë bërë publike.


Një kërkesë të tillë për dorëzimin e databazës SPAK ja ka nisur edhe PS dhe e-Albania por pa rezultat.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas