Aktualitet

Skandali me tenderin e maskave, 4 pyetjet e PD drejtuar qeverisë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:27 - 18/04/20 |
mapo.al

Partia Demokratike i është përgjigjur përmes një deklarate reagimit të Ministrisë së Shëndetësisë mbi tenderin e maskave, ndërsa thekson se sa herë kapet në vjedhje, në vend të transparencës, qeveria sulmon opozitën.


“Ministria e Shëndetësisë nuk jep asnjë shpjegim për blerjen me dyfish çmimin e tregut të pajisjeve mjekësore antiCOVID.


Nuk është koha e sulmeve bajate politike, qeveria duhet të japë përgjigje konkrete me një Po ose një Jo të thjeshtë”, thuhet në reagimi e PD.


Ndërkohë që i drejton 4 pyetje lidhur me çmimin e blerjes së maskave, veshjeve spitalore, PD thekson se qytetarët presin përgjigje, ndërsa Kryeministri Edi Rama duhet të publikojë kontratën e blerjeve të këtyre pajisjeve dhe maskave.


“A bleu qeveria 178 mijë maska me 8 mijë lekë copën, kur në farmaci ato kushtojnë 4 mijë lekë?

A bleu qeveria veshje spitalore me 28 euro, kur në treg kushtojnë gati 3 herë më pak, 9.6 euro?

A bleu qeveria, mbrojtëse për sytë me dyfishin e çmimit të tregut, nga 2.9 euro i bleu me 6 euro copën?

A i bleu qeveria edhe maskat spitalore me çmime të dyfishuara, nga 3.8 euro që janë në treg me 8 euro?

Në vend të fjalëve boshe, Edi Rama duhet të bëjë diçka fare të thjeshtë: të publikojë kontratën e blerjes së këtyre materialeve! Pastaj qytetarët gjykojnë vetë kush thotë të vërtetën dhe kush vjedh!”, thuhet në reagimin e PD.

LEXO EDHE: 

Tenderi për maskat/ Ministria e Shëndetësisë-PD-së: Jemi të hapur për çdo hetim


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas