Artur Meçollari ish-zëvendës komandant i Forcave Detare njëkohësisht dhe anëtar i Komisionit Teknik për ndarjen e kufirit detar me Greqinë, denoncon se brenda bazës ushtarake në Shëngjin po bëhen ndërtime.
Ai shprehet se një firmë private pretendon se ka hipotekë dhe leje ndërtimi dhe askush nuk shqetësohet për të ndaluar këto veprime.
Meçollari thotë se kjo histori ka një mbrapavijë të herëshme, qysh nga viti 2016, jo vetëm për Bazën Detare të Shëngjinit, por për të gjitha bazat e Forcës Detare.
Ai akuzon zyrtarë të lartë të FA si të përfshirë në këtë skandal.
Meçollari denoncon me emra se në këtë skandal janë të përfshirë Shefi i Shtabit të FA, gjeneralmajor Bajram Begaj, Komandanti i Forcës Detare Ilir Xhebexhia dhe komandanti i Policisë Ushtarake, kolonel Altin Kurti.
Statusi
&BAZA DETARE E SHËNGJINIT DHE SHPËRDORIMI I DETYRËS NGA DREJTUESIT E LARTË TË FA
NGA ARTUR MEÇOLLARI – Kapiten i Rrangut të Parë, ish-zëvendëskomandant i Forcës Detare / Rojes Bregdetare.
I nderuar Z. Ministër i Mbrojtjes,
Në dhjetor 2020, Transparency International, për sektorin sigurisë dhe mbrojtjes, klasifikoni Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë një nga ministritë me rriskun më të lartë ndaj korrupsionit midis 15 ministrive homologe në Europën Qëndrore dhe Lindore. Ky vlerësim është bërë mbi bazën e indikatorëve. Unë po ju paraqes faktet që lidhen me tjetërsimin e pronave ushtarake në bazën detare të Shëngjinit. Forca Detare dhe Roja Bregdetare përfaqëson interesin më të lartë publik në Shqipëri, si institucione të mbrojtjes së integritetit territorial dhe ushtrimit të sovranitetit të Shqipërisë në det. E keni detyrim ligjore të peziullini punimet, të kryeni hetim administrative me strukturat tuaja të papërfshira në këtë shpërdorim detyre dhe në përfundim të bëni kallzim penal për ushtarakët që kanë kryer shpërdorimin e detyrës. Vetëm në këtë mënyrë ju do të riktheni besimin tek një institucion që historikisht ka qënë më i besuari në Shqipëri.
Ndërtimi i objektit privat brenda bazës detare të Shëngjinit, përbën shpërdorim detyre. Në këtë shpërdorim detyre janë përfshirë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Bajram Begaj, Komandanti i Forcës Detare, gjeneral brigade Ilir Xhebexhia dhe komandanti i Policisë Ushtarake, kolonel Altin Kurti.
Të tre zotërinjtë nëbashkëpunim, kanë shkelur ligjinnr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit dhe komandimit në FA”, i ndryshuar, ligjin nr. Nr.8743, datë 22.2.2001 “për pronat e paluajtshme të shtetit”, i ndryshuar, ligjin Nr.9235, datë 29.7.2004 “për kthimin dhe kompensimin e pronës”, i ndryshuar, si edhe ligjin Nr. 13/2015 “për Policinë Ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.
Prej më shumë se tre muaj, jam duke denoncuar tjetërsimin e pronës në bazën detare të Shëngjinit me leje verbale të komandantit të Forcës Detare. Mbas denoncimit të datës 23 dhjetor, punimet për ndërtimin e godinës në këtë pronë u intensifikuan me mbështetjen edhe të Policisë Ushtarake.
Ndërtimi i godinës në bazën detare Shëngjin është një shpërdorim i pastër i detyrësi drejtuesve të lartë të FA, parashikuar nga ligji nr. Nr.8003, datë 28.9.1995 “Kodi penal ushtarak”, i ndryshuar, neni 70.
Përse ndërtimi në bazën detare të Shëngjinit, përbën shpërdorim detyre për drejtuesit e FA:
KU QËNDRON SHPËRDORIMI I DETYRËS?
A) Shkelja e ligjit nr. 64/2014, “për Pushtetet dhe autoritetet e drejtimit dhe komandimit në FA” lidhur me procedurën e hartimit, propozimit dhe miratimit të listës së pronave, në Planin e Përhapjes dhe vendosjes në FA
Sipas ligjit nr. 64/2014, “për Pushtetet dhe autoritetet e drejtimit dhe komandimit në FA”, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, është përgjegjës për hartimin e listës së pronave në Planin e Vendosjes dhe Përhapjes (PVP) së FA, të cilën e miraton Komandanti i Përgjithshëm i FA me propozim të Ministrit të Mbrojtjes. Në listën e miratuar në PVP, çdo pronë e FA ka tre elementë: 1-numrine pronës, 2- emërtimin e pronës dhe 3- një koordinate gjeografike që tregon ku është e pozicionuar prona. Lista e miratuar e PVP-së nuk jep sipërfaqen e pronës, pasi me këto të dhëna 1) numrin e pronës, 2) emërtimin e pronës duke përfshirë dhe 3) sipërfaqen truall dhe objekt, kjo pronë është miratuar me VKM.
Pra, ekziton një lidhje organike midis miratimit të listës së pronave në PVP dhe Vendimit të KM për administrimin e pronave. Kjo nënkupton që VKM miraton sipërfaqe në administrim, kurse lista e mbiratuar nga Komandanti i Përgjithshëm kapacitetet në përdorim të FA.
Në vitin 2016 me Urdhrin e SHSHP të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, nr. 78, datë 26.01.2016, në Shtabine Përgjithshëm të FA u ngrit një grup pune për vlerësimin e pronave të FA, grup i cili në përfundim rekomandoi copëtimin e pronave në katër bazat kryesore të Forcave Detare.Baza e Pashalimanit, në katër prona; Baza e Kepit të Palit, në dy prona; Baza e Shëngjinit në tre prona dhe Baza e Palermos në dy prona. Kryetar i grupit të punës ishte kolonel Ilir Xhebexhia, Drejtor i Operacioneve dhe Stërvitjeve në Shtabin e Përgjithshëm, tashmë Komandant i Forcës Detare me gradën Gjeneral Brigade.
Nëpëmjet këtij copëtimi u synua reduktimi i pronave në PVP me 67%, nga 200 ha, në 67 ha. Kjo procedurë vijoi me miratimin e pronave të ndara me VKM. Pronës në të cilën binte koordinata sipas dekretit të Komandantit të Përgjithshëm të vitit 2014, iu la i njëjti numër dhe emërtim, kurse të tjerave iu ndryshua numri i pronës, emërtimi, ose të dyja.
Kjo nënkuptonte, që prona e cila ishte e miratuar nga lista e pronave në PVP e vitit 2014, mbetej vetëm ajo që ruante numrin e pronës, emërtimin dhe mbi të binte koordinata, por tashmë me sipërfaqe më të vogël.
Por, këto ndryshime nuk u dërguan për miratim te Komandanti i Përgjithshëm. Nëse kjo teknikë do të ishte e ligjshme, do të duhej të miratohej nga Komandanti i Përgjithshëm i FA. Por, mos dërgimi dhe mosmiratimi e bën këtë proces antiligjor. Sipas logjikës së ndarjes së pronave pa miratim, po të zvogëlohet një pronë deri në disa metra katrore, mjafton të përputheshin tre kushtet e listës së PVP, procesi quhet i ligjshëm. Jo. Komandanti i Përgjithshëm miratin kapacitetet më përdorim të FA.
Baza detare e Shëngjinit, ka nisur të ndërtohet në vitin 1969 dhe përfundoi në vitin 1974. Ajo ka patur një sipërfaqe të konsiderueshme, por në vitin 2014 ajo u miratua nga Komandanti i Përgjithshëm i FA si prona nr. 974-“Baza ndihmuese Shëngjin, Lezhë”dhe figuronte me sipërfaqe 65.871 metra katrore. Pas ndarjes në tri prona, miratuar me VKM nr. 220, datë 21. 3. 2017, pjesa që ngeli në PVP, është vetëm 26.390 m2.
1) Prona nr. 974 “Baza ndihmuese Shëngjin Lezhë”, me sipërfaqe 26.390 m2 në PVP-së
2) Prona nr. 1311 “ish-Baza ndihmuese Shengjin”, me sipërfaqe 38.631 m2 jashtë PVP-së
3) Prona nr. 1312 “ish-Baza ndihmuese Shëngjin”, me sipërfaqe 850 metra katrore, jashtë PVP-së.
Sipas të dhënave të listës së miratuar të PVP në vitin 2014, vetëm prona nr. 974, plotëson kërkesat e listës së PVP të miratuar, tashmë jo më me sipërfaqe 65.871 metra katrore, por 26.390 m2. Kjo listë e re nuk është miratuar nga Komandanti i Përgjithshëm. Pra, kemi një zvogëlim të kapaciteteve operacionale të Forcës Detare, pa miratimin e Komandantit të Përgjithshëm.
Prona nr. 1311-“Ish Baza Ndihmuese”, për shkak të shkeljes së procedurave dhe mosmiratimit nga Komandanti i Përgjithshëm i FA, nuk ka dalë ende nga Plani i Përhapjes dhe Vendosjes së F.D. Për këtë arsye ajo ruan statusin e “interesit publik”.“Truku” administrativ i përdorur më lart, është bërë në shkelje të ligjit.
Ai do të quhej i ligjshëm, kur këtë veprim ta kishte miratuar Komandanti i Përgjithshëm i FA. Por, deri tani nuk e ka miratuar, sepse nuk është dërguar për miratim.
E gjithë procedura e “nxjerrjes” nga PPV të pronës 1311-ish Baza Ndihmuese”,përbën shkelje tëligjit nr. 64/2014, “për Pushtetet dhe autoritetet e drejtimit dhe komandimit në FA” lidhur me procedurën e hartimit, propozimit dhe miratimit të listës së pronave në planin e përhapjes dhe vendosjes në FA, nga të gjithë ata persona që duhet të ndiqnin procedurën ligjiore, për miratimin te Komandanti i Përgjithshëm. Në fakt, Komandanti i Përgjithshëm asnjëherë nuk ka marrë një propozim për këtë qëllim.
B) Mosveprimi për rregullimine pasojave nga shkelja e ligjit 64/2014, “për Pushtetet dhe autoritetet e drejtimit dhe komandimit në FA”, miratimit të listës së pronave në planin e vendosjes dhe përhapjes në FA.
Pronat e Forcës Detare, rreth 133 ha, duke përfshirë dhe pronën nr. 1311 Shëngjin 3,9 ha kanë dalë nga PVP në vitin 2016. Por, deri në prill 2019, përveç personave që kishin firmosur për nxjerrjen e tyre nga plani, askush në Forcën Detare nuk kishte dijeni. Gjatë verifikimit të ndërtimit të jashtëligjshëm mbi dallgëthyesen e pronës nr. 1311, ku u hodhën 6000 m3 gurë, nga një privat për interesine tij, u verifikua fakti që prona kishte dalë nga PVP.
Për këto veprime njoftova menjëherë ministrin e Mbrojtjes dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm dhe në muajin nëntor 2019, për nevoja operacionale të Forcës Detare, propozova zyrtarisht hartimin e listës së pronave në PVP të FD, ku përfshiheshin edhe pronat e dala nga PVP në 2016, duke përfshirë edhe pronën nr. 1311 Shëngjin. Në fillim të vitit 2020 në Shtabin e Përgjithshëm u konsolidua lista e pronave në PVP, jo vetëm për FD, por për të gjithë FA. Veprime të kësaj natyre, kishte patur edhe me prona të tjera të FA. Procesi u bllokua këtu dhe në korrik 2020, në detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA u emërua generalmajor Bajram Begaj.
Edhe pse prona nr. 1311 Shëngjin dhe shumë prona të tjera të FD-së, kishin “DALË” nga PVP, pa miratim nga Komandantit të Përgjithshëm të FA, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, generalmajor Bajram Begaj, si autoriteti përgjegjës për hartimin e listës së pronave të FA në PVP, nuk ka kryer asnjë veprim për rregullimin e pasojave. Përkundrazi, me veprimet dhe mosveprimet e tij, vijon t`i konsiderojë këto prona ligjërisht jashtë PVP.
Një pronë në PPV nuk mund t`i transferohet një pronari të ligjshëm, pasi ligji Nr.9235, datë 29.7.2004 “për kthimin dhe kompensimin e pronës”, i ndryshuar, Neni 7 “Pronat që nuk kthehen”-pika 1, shprehet se: “Nuk kthehen pronat e paluajtshme, që i shërbejnë një interesi publik, si dhe ….”. Dhe këtu lindin pyetjet: 1 – A mund t`i dorëzohet një pjesë e pronës në PVP pronarit të ligjshëm? Dhe 2 – Nëse prona nuk është në PVP, cili është auoriteti që e dorëzon pronën?
Për pyetjen e parë, përgjigjja u dha më lart. Tani le të shikojmë përgjigjen për pyetjen e dytë.
PRONAT SHITEN ME MESAZHE CELULARI
C) Shkelja e ligjit nr. Nr.8743, datë 22.2.2001 “për pronat e paluajtshme të shtetit” i ndryshuar, si dhe ligjit Nr.9235, datë 29.7.2004 “për kthimin dhe kompensimin e pronës”, i ndryshuar.
Në datën 29 tetor 2020, një individ që pretendonte se ishte pronari, i ka dërguar një mesazh zotit Rama, ku i kërkon marrjen e pronës prej 1000 metra katrore brenda pronës nr. 1311, në Shëngjin.
Mesazhi i këtij individi, ka ardhur në celularin tim, si nga ish-ministri, zonja Xhaçka, ashtu edhe nga ish drejtoresha e kabinetit zonja Çoku.
Përgjigjja ime ishte e prerë, se “Kjo pronë është në përdorim të FD”.
Mbas këtyre mesazheve më ka kërkuar takim autori i mesazhit, të cilin e kam pritur dhe e kam sqaruar se…“Prona është në përdorim të FD dhe ju po bisedoni me njeriun e gabuar. Sepse FD është administrator e pronës, ndërsa pronar është Këshilli i Ministrave, i cili ka autorizuar për veprimet mbi pronat shtetërore Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë. Pra, drejtohuni në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë. Për aq kohë sa VKM më autorizon administrimin e pronës në sipërfaqen e caktuar, dorëzimin mund ta bëjë vetëm Ministria e Financave dhe Ekonomisë, por duke i zbritur FD nga VKM-ja sipërfaqen që dorëzon. Po këtë arsyetim, ia kam dërguar Ministrisë së Mbrojtjes me një shkresë zyrtare.
Arsyetimi i mësipërm mbështetet në ligjin Nr.8743, datë 22.2.2001 “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, i cili shprehet se “Regjistrimi i pronave të paluajtshme bëhet përkatësisht nga Këshilli i Ministrave për pronat në varësi të pushtetit qendror, të cilat regjistrohen me pronar Republikën e Shqipërisë”.
Po ashtu ligji shprehet se “Këshilli i Ministrave miraton listën e inventarit të pronave të paluajtshme të shtetit”. Dhe…“Këshilli i Ministrave përcakton, për të gjitha pronat e paluajtshme që mbeten në pronësi të pushtetit qendror, përgjegjësitë e administrimit nga organet e ndryshme shtetërore, për administrimin e këtyre pronave”.
Pra sipas ligjit, pronar i të gjitha pronave publike, duke përfshirë edhe pronën nr. 1311 është shteti, të cilin e përfaqëson Këshilli i Ministrave, por kryerjen e veprimeve në emër të tij ia ka deleguar Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave. Të gjitha organet e qeverisjes qendrore, duke përfshirë edhe FD, janë administratorë.
Prona nr. 1311 “Ish-baza ndihmuese” Shëngjin, me sipërfaqe 38.631 metra katrore ka kaluar në inventar të FD, mbas ndarjes nga prona 974 “Baza ndihmuese Shëngjin”, me VKM Nr. 220, datë 21. 3. 2017.
Kush ia ka dorëzuar pronën prej 1000 metra katrore nga prona 1311 Shëngjin? Pronën prej 1000 metra katrore në pronën nr. 1311 të Forcës Detare, nuk e ka dorëzuar askush, me dokument zyrtar. Por fakti është që kjo pronë është ende në PVP të FD, e pa hequr nga lista e miratuar nga Komandanti i Përgjithshëm. Dhe si e tillë nuk mund të dorëzohet, pasi përbën “interes publik”.
Në këto rrethana pronari duhet të kompensohet. Në korrik 2020 një firmë ndërtuese e kontraktuar nga pronari, tentoi të hynte me dhunë në bazën detare, por Forca Detare i bëri kallëzim penal asaj firme.
Komandanti aktual i Forcës Detare, gjeneral brigade Ilir Xhebexhia, në heshje fillimisht lejoi fillimin e ndërtimit në këtë pronë. Fill pas tij, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Bajram Begaj, autorizoi komandantin e Policisë Ushtarake, kolonel Altin Kurti, për të “ruajtur” dhe “siguruar” bazën detare Shëngjin, që të vazhdonte punimet privati. Punimet për ndërtimin e godinës pas këtij urdhri, vijuan më me intensitet.
Le të shikojmë se çfarë thotë ligji për misionin e Policisë Ushtarake?
D) Shkelja e ligjit Nr. 13/2015 “për Policinë Ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”
Policia Ushtarake e FA është një institucion i organizuar me ligj, në vartësi direkte të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA. Neni 2, i ligjit Nr. 13/2015 “Për Policinë Ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, përcakton misionin e Policisë Ushtarake. Njëra ndër detyrat kryesore të saj, është “Mbrojtja e pronës shtetërore në administrim dhe përdorim të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura”.
Prej dy muajsh Policia Ushtarake është dislokuar në bazën detare të Shëngjinit, me urdhër të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, “në përmbushje të misionit të saj”.
Qysh nga dita që është dislokuar në bazën detare të Shëngjinit,“për të garantuar sigurinë e bazës detare”, ndërtimi i godinës private brenda pronës nr. 1311 në bazën detare të Shëngjinit, vijon me intensitet të lartë.
Pra, Policia Ushtarake, “e përmbushi misionin e saj”!!!;