Përfundon procesi i votimit në Bashkinë e Durrësit. Pjesëmarrja në votimet e djeshme llogaritet 13.9% ku 35 062 qytetarë kanë ushtruar të drejtën e tyre. Por nga këtu zë fill një paradoks.
Në mbyllje të votimit mbrëmjen e sotme, bie në sy fakti se kandidatja socialiste, Valbona Sako, është shpallur fituese me më shumë vota se pjesëmarrja. 34 026 ka marrë Sakollari dhe 3629 kandidatja e Bindjes Demokratike, Valbona Sakollari.
Në total llogariten 37 655 vota. Ndërsa pjesëmarrja e raportuar dje nga KQZ ka qenë në shifrat 35 062. Pra 2 593 vota më shumë të cilat ngrejnë dyshime për manipulime të procesit.