Sport

Skandali në Gjermani dhe utopia shqiptare!





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 21:30 - 02/04/19 |
mapo.al

Tri vite më parë, Reinhard Grindel, lindur në Hamburg, gazetar dhe politikan, do të zgjidhej në krye të federatës gjermane të futbollit. Ishte viti 2016 dhe supozohej që të bëheshin ndryshime drastike për t’i dhënë futbollit një “hap prej gjiganti”, siç edhe ishte një pjesë e citimit të tij në konferencën për shtyp.


Por, vetëm tri vite ka zgjatur presidenca e 58 vjeçarit, që ditën e sotme dorëhiqet nga posti i kreut të DFB-së, pra Federatës Gjermane të Futbollit. Jo për një revolucion të thjeshtë, jo për “tekat” e dikujt, por sepse ndryshe nga ajo që ndodh në Shqipëri, ku në burg shkojnë vetëm “fukarenjtë”, në Gjermani të dënojnë për aktin më të vogël.




Largimi i Grindelit ka ardhur fill pas akuzave të ashpra të medieve për faktin se në vitin 2017 ka pranuar për ditëlindje një dhuratë prej 6 mijë eurosh (një orë simbolike), duke mos e deklaruar aspak te DFB.

Dakord, nuk ka asgjë me dhuratën, por me faktin që personi që i ka bërë këtë dhuratë është ukrainasi Grigory Surkis, oligark dhe kolegu i tij në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, dhe sidomos që nuk ka deklaruar një pagesë prej 78 mijë eurosh të marrë nga DFB-Medien, shoqëri e kontrolluar nga Federata Gjermane, që ka të bëjë me kontrollin dhe mbikqyrjen.

Praktikisht, nëse diçka e tillë do të kishte ndodhur në Shqipëri (jo se më përpara nuk ka pasur skandale!!!), puna do të vijonte rregullisht. Por, fakti është se në Gjermani nuk duan t’ia dinë çfarë pozite ke dhe çfarë pushteti mbulon. Nëse je kapur “me presh në duar”, të eliminojnë dhe gjykojnë, edhe nëse faji që ke bërë nuk ndikon aspak në ekonominë e shoqërisë së vendit ku jeton…


Etiketa: , ,

Pas