Aktualitet

Skandali/ Policia e Shtetit ‘trafikon’ fotot e protestuesve






               Publikuar në : 21:08 - 27/02/19 |
mapo.al

Policia e Shtetit si rrallëherë ka publikuar fotot dhe emrat e qytetarëve që u proceduan për protestën e djeshme tek Parlamenti, duke shkelur në mënyrë flagrante ligjin dhe të drejtat e individit (të pa dënuar) për privatësi. Përmes një komunikate zyrtare paraditen e sotme, Policia e Tiranës tha se “ka proceduar penalisht 8 shtetas për veprat penale “Prishje të rendit dhe qetësisë publike” dhe “Kundërshtim të punonjësit të rendit publik”. U proceduan penalisht në gjendje të lirë, shtetasit: – A.Sh., 26 vjeç, banues në Tiranë; – E.Sh., 30 vjeç, banues në Tiranë; – Gj.L., 44 vjeç, banues në Laç; – P.L., 62 vjeç, banues në Mamurras; – A.P., 25 vjeç, banues në Tiranë; – F.D., 50 vjeç, banues në Tiranë; – B.B., 20 vjeç, banues në Fushë Krujë; – O.G., 22 vjeç, banues në Tiranë. Janë identifikuar dhe po punohet gjithashtu për kapjen e 12 personave të tjerë, të cilët kanë kundërshtuar punonjësit e policisë”.


Deri këtu gjithçka është në rregull. Por në orët e pasdites, zëdhënës ose funksionarë të Policisë së Shtetit, mesa duket kanë “trafikuar” në disa media, fotot dhe emrat e plotë të protestuesve që po hetohen në gjendje të lirë. Qëllimi është i qartë, Ministria e Brendshme synon t’i demaskojë, t’i diskreditojë në publik protestuesit, me shpresën se do t’i shkurajojë ata për tubimin e ardhshëm.



Çfarë është kjo?

Kjo është një metodë e njohur gjerësisht në rrethin e gazetarëve. Kur institucionet nuk duan të dalin në skenë, e rrjedhin informacionin dhe fotot në rrugë informale. Thënë ndryshe në “konfidence”. Fotot vazhdojnë të jenë ende në disa portale, edhe pse media të tjera serioze e kanë denoncuar këtë shkelje.

Por problemi qendron tek Policia e Shtetit, e cila përpiqet të demaskojë publikisht protestuesit në këtë mënyrë që, nuk është as etike as profesionale, dhe as e ligjshme. Zëdhënësit e Policisë janë hermetikë në shpërndarjen e fotove të personave që arrestohen apo ndalohen në komisariate, me akuzë të forta për vepra të rënda penale, me justifikimin e ndalon ligji. Ndërsa rasti i sotëm, është qartazi një përdorim politik i policisë, kundër disa protestuesve që nuk mendojnë njësoj si Ministri i Brendshëm dhe që kërkojnë largimin e Edi Ramës.

/Mapo.al


Etiketa: , , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas