Kryesore

Skandali/ Qeveria po zhvendos votuesit e opozitës pa dijeninë e tyre








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:45 - 28/09/20 |
mapo.al

Emisioni investigativ “BOOM” denoncoi mbrëmjen e kësaj të enjteje skandalin që po ndodh në vend pikërisht në kohën  që partitë politike kanë ndezur motorët e fushatës elektorale.


Qytetarët e Tiranës  po zhvendosen pa dijeninë e tyre në Njesi të tjera Administrative.


“Në datë 01.08.2020 rezultonte që ne banonim në Tiranë por me datë 19.09.2020 supozohej që ne të banonim në Vlorë. Nuk e di çfarë ka ndodhur, nuk ka qenë kërkesa jonë.”



“Jam banor i njësisë numër 9 që nga 1991. U futa te e-Albania duke kërkuar adresën time kur shikoj që më kanë kaluar në njësinë 11, në Laprakë.”


“Kam 15 vjet që jam i regjistruar këtu te njësia 7 në Tiranë dhe shkova të marr një certifikatë për djalin dhe më thanë nuk jeton këtu, je në Kashar.”


Edhe pse ligji në këtë rast është i qartë, se asnjë qytetar nuk mund të transferohet në një Njësi tjetër pa dijeninë dhe vullnetin e tij, në ballafaqim me punonjëset e Njësive Administrative qytetarët  ndeshen me arrogancë.

Punonjësja e njësisë numër 7 Tiranë: Ti je në Kashar.

Qytetari: Kush më ka çuar në Kashar mua, kam 15 vjet këtu.

Punonjësja e njësisë numër 7 Tiranë: Unë paguhem të të sqaroj dhe ti duhet të bindesh, jo unë të flas…Nuk harxhoj frymën me ty se je i pabindur.

Zhvendosjet e banorëve nuk janë të rastësishme. Qytetarët  me bindje të djathta  largohen  nga Njësite ku banojnë prej vitesh.

“Unë dhe familja ime jemi me bindje të djathta.”

“Jam i djathtë.”

“Bindja ime ka qenë gjithmonë e djathtë dhe do të jetë gjithmonë e djathtë.” 


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas