ShowBiz

Skandali seksual i Neymar/ Tërhiqet avokati i dytë i modeles






               Publikuar në : 16:04 - 11/06/19 |
mapo.al

Avokati i dytë i gruas që ka akuzuar Neymar për përdhunim, ka hequr dorë nga çështja. Danilo Garcia Andrade ka pohuar se Najila Trindade e ka akuzuar për bashkëpunim me yllin e futbollit.


Avokati është shprehur se Trindade e ka akuzuar konkretisht për hyrje pa leje në apartamentin e saj dhe se i ka marrë tabletin ku ishin të regjistruara video intime mes modeles dhe Neymar.

Kurse ajo vetë ka deklaruar për mediat vendase se e kërkoi pajisjen nëpërmjet Apple dhe zbuloi se gjendej pikërisht në zyrën e avokatit. Sipas saj, tableti ka një video që provon akuzat për përdhunim ndaj Neymar, që nuk është parë nga asnjë më parë.

Avokati i parë i modeles e la çështjen fill pasi dolën në dritë mesazhet mes Najilas dhe futbollistit. Kujtojmë se Trindade e akuzon Neymar për përdhunim në një dhomë hoteli në Paris (15 maj).


Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas