Ka ndërruar jetë në moshën 70- vjeçare ish- modelja Mandy Rice- Davies, një nga figurat qëndrore në skandalin seksual “Profumo”, që tronditi shoqërinë britanike në vitet ’60.
Ajo dhe Christine Keeler ishin në qendër të skandalit që rrëzoi qeverinë e kryeministrit konservator Harold Macmillan në vitin 1963.
Por si ishte e vërteta?
Mandy dhe Christine ishin dy prostituta të nivelit të lartë, që merrnin pjesë nëpër festat seksuale të politikanëve.
Christine kishte një aferë me John Profumo, në atë kohë Ministër i Luftës.
Por ajo ishte e lidhur edhe me një atashe ushtarak rus.
Një gjë e tillë shkaktoi tërmet në politikë, pasi mendohej se rrezikohej edhe siguria kombëtare.
Kjo solli edhe largimin e Profumo dhe të kryeministrit.
Por shoqëria u shokua më shumë për shkak të festave seksuale të shoqërisë së lartë.
Rice-Davies pretendonte se kishte një aferë me Lordin Astor.
Kur ai e mohoi, ajo tha: “Epo do e bënte, apo jo”.
Modelja dëshmoi kundër Stephen Ward, në një gjyq të profilit të lartë.
Ward akuzohej se jetonte me fitimet nga puna e dy vajzave.
Gjyqi nxori shumë të palara nga shoqëria e lartë.
Vetë Ward vrau veten me një overdozë.