Aktualitet

Skandali seksual/Reagon Lleshaj: Perversi nuk është i imi, por i politikës






               Publikuar në : 19:31 - 11/02/19 |
mapo.al

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar pas ngjarjes skandaloze të Malësisë së Madhe, ku një polic u kap duke i kërkuar favore seksuale një vajze të mitur. Ajo ç’ka bën përshtypje, është se ministri nuk i drejtohet as trupës së policisë dhe as qytetarëve që janë shokuar nga kjo ngjarje, por i përgjigjet politikës. Sipas ministrit, rasti i policit pervers nuk mund të njollosë ministrin, por shërben si flamur për politikanë pervers.


Sakaq ai terhiqet nga deklarata që ka bërë në tetor se “nëse shihni një polic të pasjellshëm, aty është fytyra ime” (lexo të plotë). Tashmë Lleshaj identifikohet vetëm me policët që sakrifikojnë për qytetarët.

Deklarata e plotë në Twitter

“Policët nuk janë të Lleshajt, por të Shqipërisë. Lleshaj identifikohet pa dyshim me policët që sot arrestuan një pervers, me policët që sakrifikojnë natë e ditë duke shërbyer.

Një pervers mund të shërbejë si flamur për politikanë perversë, por nuk mund të njollosë askënd përveç vetes së tij dhe atyre që i gëzohen ekzistencës së tij. Mbështetje për Policinë e Shtetit Shqiptar!

 

 


Etiketa: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas