Kronika

Skandali seksual/ Zbardhet dëshmia e policit, ja për kë ishte video






               Publikuar në : 16:35 - 12/02/19 |
mapo.al

Është zbardhur më në fund dëshmia e policit të arrestuar në Malësinë e Madhe me akuzën e ngacmimit seksual të një 15-vjeçareje.


Ai pranon autorësinë e videos, por jo akuzën për ngacmim seksual të vajzës.

“Videoja është e imja, por nuk ka lidhje me ngacmimin për të miturën. Kam qenë duke komunikuar me një tjetër person që kam një lidhje”, ka thënë Berhan Bajrakurti.

Inspektori i Policisë në Malësinë e Madhe Berhan Bajrakurti, u vu në pranga dje nga kolegët pas denoncimit.

Së fundmi është zbuluar edhe rrugëtimi e tij në polici, nga shkarkimi në 2008-ën, puna si faturino dhe rikthimi në detyrë pasi bëri komisionerin në zgjedhjet lokale të 2015-ës.

Pas vizitës në komisariatin e Policisë së Malësisë së Madhe Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u shpreh për mediat se janë në kërkim të denoncuesit të rastit, i cili nuk është gjetur deri tani.

“Polici është i arrestuar mbrëmë. Policia e Shtetit që mbrëmë po kërkon denoncuesin, i cili nuk gjendet. Pyetja themelore sot është; kush është denoncuesi. Do ta sqarojmë shumë shpejt’ deklaroi ai.


Etiketa: , , ,

Pas