Saturday, September 23, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Skandali – SPAK nis hetimet, kërkon sekuestrimin e serverave të rilindjes

by mapo.al
14/04/2021
in Aktualitet, Kryesore, Politika
0

Prokuroria do bëjë një krahasim të serverave që disponon PS me ato të AKSHI-t, që është përgjegjës për administrimin e portalit e-Albania. Në rast se akuzat vërtetohen, atëherë juristët shprehen se kemi të bëjmë me një krim të mirëfilltë zgjedhor, si dhe shkelje të Kushtetutës e privatësisë në përmasa të mëdha. Armand Shkullaku, një prej drejtuesve të medias që publikoi skandalin, tregon se si arritën të shtinin në dorë serverin me të dhëna sensitive, ku nën vëzhgim për bindjen politike janë jo vetëm njerëz të thjeshtë, por edhe vetë prokurorë të SPAK apo agjentë sekretë të SHISH, apo shefa krimesh

Serveri me të dhënat e 910 mijë qytetarëve i shpërndarë në zyrat e PS-së, do të krahasohet me atë të portalit e-Albania që disponon AKSHI, nga Struktura e Posaçme e Anti-Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Skandali u bë i ditur nga portal Lapsi.al, madje duke publikuar të dhëna sensitive dhe për vetë prokurorët e SPAK, por hetimet do të fillonin pas 48 orësh. Me anë të një shkrese drejtuar AKSHI-t që administron portalin e-Albania dhe Partisë Socialiste. Një shkresë e ngjashme i është dërguar dhe portalit Lapsi.al.



Kreu i SPAK, Arben Kraja në një dalje publike nuk dha shumë detaje rreth hetimit, kur tha se “Kanë filluar verifikimet dhe do të ketë përgjigje patjetër”. Në lidhje me këtë çështje ka reaguar dhe zëdhënësi i Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Redi Skënderi, i cili thotë se po bëhen të gjitha verifikimet ligjore për të nisur një hetim administrativ në lidhje me këtë çështje. “Po bëhen të gjitha verifikimet e nevojshme ligjore për vlerësimin zyrtar të dokumentacionit, informacionit apo provave të nevojshme për shqyrtimin eventual administrativ të rastit”. Në rast se vërtetohen akuzat sipas juristëve atëherë kemi të bëjmë mirëfilli me një krim zgjedhor, si dhe shkelje të privatësisë në mënyrë masive, të dirigjuara nga zyrat e pushtetit.

Infiltrimi
Ndërkohë një prej drejtuesve të portalit Lapsi.al, Armand Shkullaku, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCNTV ka treguar me detaje se si është bërë i mundur disponimi i database me numrin voluminoz të zgjedhësve. Shkullaku thotë se informacioni që ka të bëjë me përpunimin masiv të të dhënave nga zyrat qendrore të PS-së, ka kohë që ka mbërritur pranë redaksisë, por marrja e serverit është bërë i mundur vetëm nëpërmjet një prej të infiltruarve. “Historia nuk daton këto dy ditë. Kjo që ka ndodhur, nuk është një aksion që PS e ka ndërmarrë për fushatë.

Kemi gjashtë muaj që jemi sinjalizuar, nga njerëz në PS, të cilët kanë qenë të shqetësuar ndonëse punonin aty, që nga serverat e PS kishte akses direkt në të dhënat e e-Albania. Janë mbi 200 njerëz që punojnë atje. Ishte shokuese, nuk mundet që askush të hyjë te të dhënat personale të mbrojtura. Të hyjë atje te të dhënat e shtetit, për t’i përdorur. 910 mijë njerëz në Tiranë, të dhënat e të cilëve, janë numri i ID, numri i telefon, vendbanimi, janë në duar të disa të rinjve, që i përdorin për një infrastrukturë zgjedhore për PS. Qe e vështire futja në sistem, sepse personi që mund të të japë akses zbulohet menjëherë.

Megjithatë dikush e mori riskun përsipër, sepse ngjarja ishte tepër e rëndë. Ne mundëm të futemi sikur të ishim një prej punonjësve të PS. Aty ka edhe emra si rasti i kreut të Shërbimit Informativ, nuk e di çfarë nevoje ka PS të dijë me kë është shefi i Shërbimeve. Atij i ekspozohet emri, numri i telefonit. Aty ka shef të krimeve, përbën një risk. Kjo ngre pyetjen, derisa na hyjnë te të dhënat personale, mund të hyjnë te tatimet? Disa gazetarë pranë qeverisë po mundohen të bëjnë humor, të thonë nuk ka asgjë e keqe, të thonë që çdo parti ka databazë. Sigurisht, çdo parti mund të ketë, por të marrësh ID nga arkiva shtetërore, për t’i përdorur për një parti politike, shteti quhet që ka rënë”, -thotë Shkullaku.

“Imagjinoni sikur një parti politike në Francë, të hynte të merrte të dhënat e francezëve dhe t’i përdorte për zgjedhjet. Kemi parë aferën me Cambridge Analytica dhe pamë se si u ngrit e gjithë bota. Nuk mund t’i lejohet asnjë kompanie private që databaza e një klienti të vendoset në funksion të një partie. E keni parë që shënohet edhe vendi i punës? Nëse dikush nuk e ka të sigurt votën, mund të ndikohet edhe te vendi i punës. Aty ka persona që për shembull nuk duhet ta tregojnë vendbanimin e tyre. Një prokuror, përse duhet ta dijë një kriminel banesën e tij? Nëse dikush futet në të dhënat e një shteti dhe i përdor për qëllime të caktuara, quhet që shteti ka rënë”, shton më tej ai.

Të dhënat
Duket se të dhënat që disponojnë militantët e PS-së, janë me karakter sensitiv. Portali që publikoi lajmin, bën me dije se ata kishin të dhëna dhe për kreun i SHISH Helidon Bendo si dhe agjentët sekretë të këtij institucioni. Gjithashtu, pre e vjedhjes së të dhënave ka rënë dhe vetë kreu i SPAK Helidon Bendo, dhe i gjithë zinxhiri i prokurorëve, ku jo pak prej tyre mes të cilëve dhe kreu i prokurorisë konsideroheshin si votues të sigurt të PS-së.

I gjithë skandali përngjan me një shtet paralel, ku ata që duhet të hetojnë për krime të ndryshme, hetohen, apo përgjohen nga militantë të rëndomtë për bindjet e tyre politike. “Vetë shefi i SPAK është dyfish në konflikt interesi në këtë histori. Sepse Arben Kraja është njëri nga 910 mijë qytetarët e Tiranës të cilëve u janë vjedhur të dhënat personale. Në kompjuterin e socialistëve gjendet numri i tij i telefonit, vendlindja, qendra ku voton, numri i ID, si edhe vendi ku punon”, shkruan Lapsi.al.

Tags: kërkon sekuestrimin e serverave të rilindjesskandaliSPAK nis hetimet

JU SUGJEROJME

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
Jurisprudencë

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës

19/06/2023
Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
Kryesore

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen

08/06/2023
Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
Kryesore

Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë

06/06/2023
Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
Economi

Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues

05/06/2023
Next Post
Sulmuesi i xhamive në Zelandën e Re sfidon statusin e terroristit

Sulmuesi i xhamive në Zelandën e Re sfidon statusin e terroristit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In