Kryesore

SKANDALI/ Urgjenca nuk i hap telefonin të dyshuarit me koronavirus (VIDEO)








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:00 - 18/11/20 |
mapo.al

Një qytetar nga Shkodra thotë në rrjete sociale se ka telefonuar numrin e urgjencës ‘127’, pasi dyshon të jetë infektuar nga koronavirusi, por ajo nuk i përgjigjet.



Qytetari Fatmir Osja, thekson se ka 4 ditë i shtrirë dhe në gjendje të rëndë.


Osja, thotë se mezi qëndron, ndërsa shton se as ushqim nuk ka ngrënë prej ditësh.



“127 është si një firmë piramidale. Shteti është një h*le, turp që nuk përgjigjet shteti”-shprehet qytetari shkodran.



Osja nuk është qytetari i vetëm i cili nuk merr një përgjigje nga urgjenca, por është një ndër shumë e shumë të tjerë.


Infektimet në vendin tonë sot shënua një shifër rekord që prej fillimit të pandemisë. Urgjencat duket se kanë dalë jashtë kontrollit, e disa prej qytetarëve mjekohen nëpër ambulanca.

Lexo edhe :  Plagosja e 2 vëllezërve në Shkodër - Arrestohet autori i dyshuar

 


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas