Aktualitet

S’kanë të ndalur shifrat tragjike nga Spanja, 932 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:14 - 03/04/20 |
mapo.al

Spanja ka shënuar një tjetër bilanc tragjik viktimash ku vetëm në 24 orë kanë ndërruar jetë 932 persona, duke e çuar kështu numrin total të viktimave në 10 935.


Mediat spanjolle raportojnë se numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 117.710.


Mbrojtja Civile e Katalonjës ka rekomanduar që të gjithë qytetarët spanjollë të vënë maska para se të dalin nga shtëpitë e tyre për të bërë blerje, gjithashtu edhe doreza për të mos prekur drejtpërdrejt ushqimin me duart e tyre.


Bilanci i viktimave në ditët e fundit:


25 Mars: + 738

26 Mars: + 655

27 Mars: + 769

28 Mars: + 832

29 Mars: + 838

30 Mars: + 812

31 Mars: + 849

1 Prill: + 864

2 Prill: + 950

3 Prill: +932


Etiketa: ,

Pas