Aktualitet

Skema e COVAX – Ghana, vendi i parë që përfiton vaksina nga OKB














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:00 - 24/02/21 |
mapo.al

Gana, vendi afrikanoperëndimor, është i pari që ka përfituar nga skema COVAX vaksinat kundër Koronavirusit. Ministri i Shëndetësisë udhëhoqi një delegacion qeveritar për të marrë dërgesën që mbërriti në aeroportin e kryeqytetit, Akra.





Lajmi për dërgesën e 600 mijë dozave të AstraZenecas u bë i ditur në një deklaratë e përbashkët të lëshuar nga UNICEF-i dhe OBSH-ja.


Ministri i Shëndetësisë udhëhoqi një delegacion qeveritar për të marrë dërgesën që mbërriti në aeroportin e kryeqytetit, Akra.




Vaksinat që mbërritën në Ganë janë prodhuar në Indi, dhe janë pjesë e dërgesës së parë të vaksinave antiCovid-19 drejtuar vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme.


“Sot shënohet momenti historik të cilin e kemi planifikuar dhe kemi punuar aq shumë,” tha shefja e UNICEF-it Henrietta Fore, për rastin. “Me dërgesën e parë të këtyre dozave, ne mund të premtojmë se njerëzit nga vendet më pak të pasura nuk do të mbeten pas në garën për vaksinat që shpëtojnë jetën.” – ishte mesazhi i saj.

Lexo edhe :  Mbërrijnë 7020 doza Pfizeri në Rinas- Rama: Do vijnë edhe të tjera vaksina

COVAX është një skemë e krijuar për mundësuar të drejtën e barabartë të vaksinës për të gjitha vendet e botës, pavarësisht nivelit ekonomik.

Edhe Shqipëria është pjesë e kësaj skeme. Vendi afrikanoperëndimor ka regjistruar më shumë se 80 mijë të infektuar dhe 580 vdekje që nga fillimi i pandemisë.

Besohet se numri i të ndarëve nga jeta është më i lartë, dhe vendi ka nivele të ulëta të testimit.

1


Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas