Aktualitet

Skema e mjekut vrasës, helmonte pacientët për të ‘rënë në sy’






               Publikuar në : 12:31 - 16/05/19 |
mapo.al

Një mjek francez është arrestuar pasi akuzohet se ka helmuar mbi 50 pacientë me qëllim që të linte përshtypje para kolegëve të tij. Këto veprime ai i ka bërë, që  para kolegëve të tregonte profesionalizmin e tij, teksa i shpëtonte 50 të helmuarit.


Frederic Pechier është  tashmë në burg në lidhje për 42 ngjarje serioze, ku pati  20 vdekje gjatë 17 viteve punë në klinikat dhe spitalet në Besancon të Francës Lindore.

Prokurorët pohojnë se Pechier iu shkaktonte pacientëve “arrest kardiak”, dhe më pas futej në sallë në minutat e fundit  për t’i shpëtuar ata, duke fituar respektin e mjekëve të tij dhe admirimin e viktimave të tij.

Pechier u vu nën “mbikëqyrje gjyqësore” pasi akuzat fillestare u ngritën kundër tij në maj të vitit 2017.


Etiketa: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas