Aktualitet

Skema e vrasjes së Muçës – Killeri zbriti nga “Golfi”, e qëlloi duke ngrënë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:31 - 24/08/21 |
mapo.al

Qyteti i Lushnjes u trondit mbrëmjen e djeshme nga një atentat mafioz që i mori jetën pronarit të një lokali dhe la pesë persona të tjerë të plagosur, mes tyre një vajzë dhe një grua. Viktima është Bledar Muça, pronar i bar “Pedonale” në qendër të qytetit






Ngjarja
Ishte ora 22:00 e mbrëmjes. Lokali i mbushur plot dhe rruga me qytetarë që po ktheheshin nga xhiroja e mbrëmjes.


Një makinë tip “Golf” ndalon para lokalit dhe një person zbret duke u drejtuar për te tavolina ku ishte ulur Bledar Muça nën shoqërinë e disa personave të tjerë mes të cilëve kunati, Judin Velo. Ky i fundit mbeti i plagosur.








Judin Velo, kunati i viktimës



Killeri hap zjarr duke qëlluar me breshëri nga përtej xhamit. 40-vjeçari Bledar Muça ndërroi jetë në vend.

Lexo edhe :  “Camorra” ekzekuton 35-vjeçarin në mes të Napolit


Të plagosur mbetën Judin Velo, Ervis Tafa, Sara Liçi, Eksara Sauli 26 vjeç dhe Majlinda Gjyla 66 vjeçe.

Disa minuta pas ngjarjes policia gjeti të djegur një makinë në fshatin Thanasaj, që dyshohet se është e autorëve të vrasjes. Muça nuk njihej si tip problematik në Lushnje.

Muça ishte i martuar me mbesën e Roland Shytit, personazh i dosjes “Hakmarrja për Drejtësi” i njohur me nofkën “Mustaqekuqi”.

Pronari i lokalit që u vra dje ka dy fëmijë të mitur.

LEXO EDHE:

Vrasja/ Muça i martuar me mbesën e “Mustaqekuqit” të “Hakmarrjes për Drejtësi”

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas