Aktualitet

“Skema mafioze e incineratorëve” – Alibeaj i drejtohet Ahmetajt: Minjtë janë të parët që lënë anijen








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:33 - 24/10/20 |
mapo.al

Zyrtari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj publikon një video përmes së cilës risjell në vëmendje skemën “mafioze” të incineratorëve.



Duke sjellë imazhin dhe deklaratat e ish-ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, që hedhin poshtë akuzat e Partisë Demokratike për vjedhjen e 75 milionë eurove, Alibeaj i drejtohet personalisht.


“Thonë se minjtë janë të parët që lënë anijen kur ndjejnë ujin! Anija juaj e “Skemave të incineratorëve” po mbytet, dhe çdo tentativë për të dalë pa u lagur është e pamundur! Kot e ke që mundohesh të lësh anijen me justifikime boshe”, shkruan zyrtari i PD -së.



Risjellim në vëmendje se Partia Demokratike akuzon qeverinë “Rama” se pas ndërtimit të tre incineratorëve (Fier, Tiranë, Elbasan) fshihet një aferë e madhe korruptive, në kurriz të shqiptarëve.


 


 


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas