Aktualitet

Skema piramidale/ Drejtoresha: Isha në delir, nuk e dija ç’po bëja














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:47 - 22/08/19 |
ro ot

Gjykata e Tiranës la me masë  sigurie “arrest në burg” 4 nga 6 të arrestuarit për dhënien e kredive fiktive në fondin “Besa”. Në burg  do të qendrojë drejtoresha Albana Imami (koka e piramidës),  Blertina Kanani, Mihal Hanxhari dhe Orkida Driza, ndërsa në arrest shtëpie, Matilda Domi dhe Esmeralda Vaso.






Sipas prokurorisë, Albana Imami, në bashkëpunim me sekserë dhe oficerë kredie, jepnin kredi fiktive, shumat e të cilave i përvetësonin vetë.


Në përfundim, prokurori Kolë Hysenaj, kërkoi vlerësimin të ligjshëm të arrestimit dhe lënien në burg të të akuzuarve.





Gjatë seancës, drejtoresha e filialit, Albana Imami pranoi dhënien e këtyre kredive, por tha se nuk ka qenë e vetëdijshme dhe ka qenë në delir.



Diskutime pati mes saj dhe oficerëve të kredisë, të cilët në seancë pranuan firmosjen e një numri të kredive, por që këtë e kishin bërë me kërkesë të drejtoreshës Imami.


Ndërkohë, një prej të arrestuarave, Orkida Driza, që sipas prokurorisë akuzohet si seksere, tha se është përdorur dhe për kredi aty ka cuar edhe fëmijët e saj.

“Jam e gatshme të bashkëpunoj, më kanë përdorur, unë kam cuar edhe fëmijët e mi aty”, tha ajo.

*Në foto Albana Imami gjatë seancës në gjykatë

Lexo edhe:

Gratë e ‘Besës’ mashtruan 800 vetë: Si funksiononte skema piramidale

1


Etiketa: , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas