Aktualitet

Skemë mashtruese me TVSH-në, ekstradohet nga Danimarka shtetasi grek





               Publikuar në : 15:33 - 08/12/19 |
mapo.al

Një shtetas grek është ekstraduar nga Danimarka drejt vendit tonë pasi Gjykata e Shkodrës kishte caktuar ndaj tij  masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Krijim i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar kryer në bashkëpunim”, “Fshehje e të ardhurave“, “Mospagim i taksave dhe tatimeve” dhe “Falsifikim i dokumentave”.


Interpol Tirana falë bashkëpunimit me Interpol Kopenhagen ekstradoi nga Danimarka drejt Shqipërisë, shtetasin grek me inicialet D. Th., 46 vjeç.



“Ky shtetas është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Krijim i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar kryer në bashkëpunim”, “Fshehje e të ardhurave“, “Mospagim i taksave dhe tatimeve” dhe “Falsifikim i dokumentave”” njofton policia.


Greku D. Th akuzohet se në bashkëpunim me shqiptarin K. M., dhe dy shoqëri, kanë organizuar dhe vënë në funksionim një skemë mashtruese me qëllim për të përfituar rimburësim të vlerave të TVSh duke krijuar shoqëri fiktive.

Vlera e aseteve që u transferuan është 4 milion euro, ndërsa vlera e veprimtarisë ekonomike që u transferua është 1.9 milion euro.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas