Me komunikime pa emër, pa mbiemër , pa firmë, pa vulë dhe me një gjuhë të pastër presioni , kjo është mënyra se si Micro Credit Albania i drejtohet qytetarëve.
Denoncimin e radhës për këtë shoqëri financiare në redaksinë e RTV Ora e ka sjellë shtetasi me iniciale F.B.
Në vitin 2006 ky shtetas merr një kredi 300.000 mijë lekë te reja te ‘Banka e Tiranës’ dhe për vonesa ne likuidimin e kredisë kjo çështje i kalon Zyrës se Përmbarimit Privat ZIG ku shtetasi me pas bën shlyerjen e kredisë.
Absurdi ndodh në shtator të vitit 2021. kur shfaqet Micro Credit Albania dhe i kërkon këtij shtetasi që t’i paguaje 400.000 leke te reja për të njëjtën kredi me pretendimin se i ka blere këtë kredi Bankës se Tiranës.
“Më vjen një shkresë në 2021, më thonë që ju keni dhe 4 milionë lekë të tjera për të shlyer për këtë kredi. Ma dërgoi Micro Credit.”
Skema se si Micro Credit i bën presion qytetarit është kjo, i dërgon komunikime si debitor ndërkohë që nuk i vë në dispozicion asnjë lloj dokumenti ku të rezultojë të jetë debitor.
Punonjëset braktisin vendin e punës në momentin që i kërkohet informacion.
Gazetarja: Të lutem dilni më jepni informacion të dyja.
Qytetari: Do t’ia çoj dosjen Prokurorisë, të vijë Prokuroria të marrë informacion.
Gazetarja: Askush nuk jep informacion. I drejtoj këtë shkresë, i kërkoj kontratën që këto kanë me bashkinë e Tiranës që i kanë vlerë këtë kredi dhe vajzat ikin.
Me letra pa firmë e pa vulë, Micro Credit Albania i kërkon qytetarit të paguajë edhe një herë atë kredi që ja ka shlyer kompanisë përmbarimore ZIG.
Gazetarja: I kërkoni 4 milionë lekë. Më jep dokumentin.
Micro Credit Albania: Unë nuk kam asnjë lloj dokumenti. Nisë kërkesën me e-mail ose bëjë me shkrim tani.
Qytetari: Ju paraqisni të njëjtën shkresë, të njëjtin vendim Gjykate si ZIG-u.
Gazetarja: Kërkoni 4 milionë lekë për një gjë që e ka paguar.
Me përplase dyersh u shoqërua kërkesa e gazetares për të takuar juristen e Micro Credit Albania.