Ekonomi

Skenarët e pandemisë, qeveria zgjedh ekonominë, në dorë të “imunitetit të tufës”














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:02 - 19/12/20 |
Blerina Hoxha

Pasojat e papërgjegjshmërisë së përdorimit të parave publike
Teksa qeveria ka zgjedhur t’i dalë në mbrojtje ekonomisë në këtë valë të dytë të pandemisë, nuk po kanalizon fonde në mënyrë që së paku kjo emergjencë të përballohet me dinjitet.





Nga njëra anë, stafet mjekësore sidomos ato infermierore, po punojnë në presion të lartë për shkak të rritjes së rasteve. Nga ana tjetër, pacientët po përballen nga kosto të larta që kërkon trajtimi i sëmundjes edhe nga simptoma të lehta. Numri i ulët i mjekëve dhe infermierëve për banorë i bëjnë të pamundura konsultat e ngushta me pacientët, të cilët shpesh nuk kanë mundësi të përballojnë kostot e sëmundjes.


Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në një raport të fundit, ka hartuar disa skenarë se çfarë ndodh me ekonominë dhe treguesit makroekonomikë, nëse situata me pandeminë përkeqësohet, duke dhënë dhe disa politika rekomanduese.




Rreziku kryesor, sipas FMN-së, është që nëse ekonomia përkeqësohet nga pandemia e zgjatur, deficiti dhe borxhi do të vazhdonin të rriteshin dhe si rrjedhojë, qeveria nuk do të kishte para në dispozicion që të zvogëlonte efektin në ekonomi të kësaj goditjeje. FMN rekomandon që të hiqet dorë nga shpenzimet jo prioritare, në mënyrë që të ketë fonde të lira për të përballuar emergjencën.


Ky është një paralajmërim i fortë për qeverinë, e cila deri tani nuk është kursyer në shpenzimet në prag të zgjedhjeve. Vetëm pak javë më parë u hapën disa tenderë për ndërtime rrugësh, që përveçse u tenderuan pas 15 tetorit në kundërshtim me ligjin, nuk janë shpenzime të domosdoshme për momentin. FMN ka hartuar dhe skenarët e rritjes ekonomike, ku në atë negativ, nëse ekonomia rimëkëmbet me ngadalë, borxhi publik mund të arrijë në 88.1% të PBB-së deri në vitin 2020.


Sipas raportit të FMN-së, ka një rrezik të lartë që sëmundja të rezultojë më e vështirë për t’u zhdukur, duke bërë të nevojshme që të merren më shumë masa frenuese, ndërsa do të ketë një mjedis më të keq të jashtëm. Kjo mund të ulë më tej arkëtimet, remitancat dhe eksportet e turizmit dhe të çojë në shtrëngim të kushteve globale financiare, duke ndikuar aktivitetin ekonomik të Shqipërisë, performancën fiskale dhe borxhin si dhe stabilitetin financiar.

FMN rekomandon qeverinë që të përgatitet në përgjigje ndaj këtij rreziku. “Rregulloni në mënyrë fleksibile masat zbutëse dhe mbështetjen buxhetore. Shënjestroni politika më të mira, për të mbështetur kujdesin shëndetësor, personat që janë të prekshëm dhe ekonominë. Kërkoni financim të jashtëm. Monitoroni dhe menaxhoni nga afër dobësitë e sektorit financiar”.

Megjithatë, FMN thotë se, në rast të një vaksine efektive, situata mund të përmirësohet me shpejtësi, duke nxitur kërkesën e brendshme dhe të jashtme. Në këtë rast, qeveria do të duhet të ndjekë një politikë më të konsoliduar fiskale dhe të ulë me shpejtësi borxhin.

Lexo edhe :  Koronavirusi në Kosovë - 364 të infektuar dhe 11 viktima në 24 orë

FMN vlerëson se ka një rrezik të lartë që qeverisë t’i mbarojnë amortizatorët fiskalë. Kjo do të bënte që të shtoheshin vështirësitë e financimit dhe që vendi të mos kishte burimet e nevojshme për të zvogëluar goditjet.

Si reagim ndaj këtij rreziku, FMN i rekomandon qeverisë që të frenohet dhe të mos kryejë shpenzime jo prioritare, në mënyrë që të lirojë fondet për reagimin ndaj emergjencave, si dhe të sigurojë një përdorim të përshtatshëm të fondeve dhe monitorim të tyre. Në momentin që pandemia do të zvogëlohet, FMN rekomandon të rifillojë konsolidimi fiskal, i bazuar tek të ardhurat, dhe të ndiqet një trajektore e qartë e uljes së borxhit.

FMN vlerëson që ka një rrezik të lartë që projektet e Partneritetit Publik Privat (PPP) të hartuara keq, të rrisin detyrimet. Rreziku është mesatar që këto kontrata të dëmtojnë eficiencën e investimeve publike dhe të krijojnë detyrime të mëdha, që mund të cenonin qëndrueshmërinë fiskale dhe të borxhit. Ka një rrezik të mesëm që të rritet brishtësia e sektorit financiar dhe kjo mund të çojë në rritjen e moderuar të kredive me probleme.

Një tjetër rrezik i mesëm është që kriza të çojë në pakënaqësi sociale dhe destabilitet politik dhe nëse kjo do të ndodhte, rreziku i pasojave do të ishte i lartë dhe do të rriteshin pabarazitë. Një tjetër rrezik i mesëm lidhet me aftësinë paguese të borxhit dhe ekspozimin e sistemit bankar.

Skenarët e rimëkëmbjes, në atë të pafavorshëm, borxhi shkon 88% e PBB-së
Duke pasur parasysh pasigurinë e madhe që lidhet me pandeminë dhe rreziqet në rritje, FMN ka hartuar një skenar bazë dhe një të pafavorshëm. Skenari bazë supozon që ekonomia të rimëkëmbet ngadalë nga gjysma e dytë e vitit 2020 dhe të forcohet gradualisht gjatë viteve 2021-‘22.

Skenari i pafavorshëm supozon se në vitet 2021-’22, progresi në luftën kundër virusit mund të rezultojë të jetë më i ngadaltë sesa supozohet në vlerësimin fillestar. Kushtet financiare globale gjithashtu supozohet të shtrëngohen, duke kufizuar aksesin e vendeve europiane në zhvillim në tregjet e kapitalit.

Në skenarin e pafavorshëm, FMN parashikon që borxhi publik i Shqipërisë pritet të rritet në 2021 dhe 2022. Kjo do të bënte që borxhi publik të arrinte në 88% të PBB-së në vitin 2022, nga 82-83% që është pritshmëria për 2020-n. Edhe në skenarin bazë, borxhi nuk pritet të ulet me shpejtësi, duke arritur në 79.6% të PBB-së në vitin 2022./ Monitor

1


Etiketa: , , , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas