Kryesore

Skenarët/ Holandë: Rrëzohen mocionet për bllokimin e Shqipërisë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:08 - 10/10/19 |
mapo.al

Tre mocione që janë paraqitur në parlamentin holandez për të bllokuar nisjen e negociatave me Shqipërinë janë rrëzuar. Tre mocionet ishin paraqitur nga parti të ekstremit të majtë dhe të djathtë dhe kërkonin të mos hapeshin negociatat me të dy vendet. Madje një mocion kërkonte që të mos hapeshin kurrë negociatat me Shqipërinë.



Në këtë mënyrë, qëndrimi holandez mbetet në fuqi. Ata presin se cili do jetë reagimi i vendeve si Franca. Kjo e fundit kërkon që të shtyhet marrja e një vendimi për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut deri vitin që vjen.


Sipas propozimit të Francës, brenda pranverës së viti të ardhshëm, Komisioni Europian duhet të hartojë këtë qasje apo strategji të re për procesin e zgjerimit. Të premten, ambasadorët e vendeve të BE pritet të diskutojnë sërish për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.



Kurse Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn tha për ABC News se ka ende shpresa për të arritur një kompromis për nisjen e negociatave. Ai i sheh debatet e forta që po bëhen këto ditë brenda BE si një shenjë të mirë, pasi tregon se po kuptohet rëndësia e vendimit.


“Vendimet e shteteve anëtare janë shpesh të influencuara dhe frymëzuara nga çështjet e brendshme të këtyre vendeve. Kjo vlen edhe për vlerësimin lidhur me Shqipërinë, ndaj ne duhet tê shpjegojmë, të bindim, ta shohim nga një prizëm më të gjerë. Nëse jepet drita jeshile vetëm për një nga dy vendet, kjo do të jetë një problem, sepse do ketë pasoja negative për stabilitetin në rajon, lidhur me interesat e ndryshme etnike apo tensioneve midis tyre”, tha ai.


“Ndarja e dy vendeve është diskutuar këto javë jo shumë në publik, por si një mundësi për t’u konsideruar. Për mua do të ishte një gabim shumë i madh politik”.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas