Skenarët, ja si Tirana mbijeton dhe nuk rrëzohet nga kategoria

Tirana dhe Kastrioti morën nga një pikë, por nuk bënë asgjë për të shpëtuar përfundimisht nga rënia në Kategorinë e Parë. Pas 90-minutëshit të së shtunës, e vetmja gjë e sigurt është fakti se diferenca mes bardhebluve dhe krutanëve është +2 pikë në favor të Tiranës. Po cilët janë skenarët që mbajnë bardheblutë në Kategorinë Superiore dhe sa janë shanset e Kastriotit të bëjë të pamundurën? Sot luhet Laçi-Tirana dhe Kastrioti-Teuta.

Skenari 1



Duhet të saktësojmë se Tirana ka gjithçka në dorën e vetë, ndërsa Kastrioti pret bonusin nga Laçi. Si fillim, Tirana ia del dhe nuk rrezikon të parakalohet nga krutanët nëse fiton në Laç dhe me Flamurtarin. Kjo do të thotë edhe qëndrim direkt në Kategorinë Superiore, pa rrezikuar asnjë moment qenësinë në Kategori.

Skenari 2

Në rastin e dytë, nëse Tirana barazon në Laç, nuk është fundi i botës. Bardhebluve me këtë rezultat u duhet medoemos që të fitojnë me Flamurtarin në takimin e fundit dhe qëndrojnë në Kategorinë Superiore. Shkurt, Tiranës i duhen katër pikë në dy takime. Edhe pse mund të barazohet me pikë me Kastriotin (ky i fundit të ketë fituar me Teutën e Kukësin), ata që shpëtojnë janë bardheblutë, pasi kanë fituar 2 nga katër takimet direkte, ndërsa krutanët vetëm një.

Skenari 3

Tirana nëse humbet me Laçin dhe Kastrioti fiton me Teutën, rrezikon shumë, sepse në sfidën e fundit ekipi bardheblu duhet të luajë me veshët nga takimi Kukësi-Kastrioti dhe çfarë do të bëhet në atë përballje. Një barazim i Kastriotit në ndeshjen e radhës si dhe i Tiranës mund të lërë gjithçka të hapur për javën e fundit me bardheblutë, që gjithsesi duhet të barazojnë takimin me Flamurtarin dhe janë të shpëtuar. Nëse Kastrioti humbet me Teutën, Tirana ka luksin të humbasë në Laç dhe të jetë pothuajse e shpëtuar, pasi i duhet vetëm një pikë me Flamurtarin. Në njëfarë mënyre, Tirana do të luajë në Laç, por një vesh do ta ketë në Fushë-Krujë.

Ndeshjet sot

Kastrioti-Teuta

Laçi-Tirana

Partizani-Kukësi

Skënderbeu-Luftëtari


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252