Ditët e ardhshme protesta në të gjithë vendin. Ky është skenari i Partisë Demokratike dhe Opozitës së Bashkuar në shenjë rezistence kundër zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.
Burime pranë PD-së bëjnë të ditur se protestat do të zhvillohen në të 61 bashkitë, në sheshe dhe pranë KZAZ-ve. Protesta do të kulmojë ditën e zgjedhjeve më 30 qershor, por nga burime të besueshme pranë selisë blu MAPO ka mësuar se tubimet do të vijojnë edhe pas kësaj date.
“Protesta në të gjitha bashkitë kundër votimeve një partiake, në kundërshtim me Kushtetutën. Protestat e opozitës janë në mbrojtje të rendit kushtetues dhe kundër farsës së zgjedhjeve të paligjshme“, thanë burime për MAPO-n.
LEXO EDHE:
PD Korçë: Nga 27 qershori tubime pa afat, KQZ të lirojë ambientet