Aktualitet

Autorët e “The Sopranos” dhe “Goodfellas” bashkohen për një serial të ri për mafian








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:32 - 03/08/20 |
mapo.al

Një serial i ri dramatik për mafian përfshin një bashkëpunim mes producentit të “The Sopranos”, Terence Winter dhe skenaristit të “Goodfellas”, Nicholas Pileggi.


Është konfirmuar që do të vijojë puna për projektin, i cili është bazuar në kronologjinë e Pileggi-t, për sa i përket krimit të organizuar në SHBA.


Winter do të shkruajë skenarin për projektin (që ende nuk ka një titull) dhe do të jetë bashkëproducent me Pileggi-n, Brian Graizer dhe Samie Kim Falvey.


Pileggi mori një nominim për Oscar për punën e tij në “Goodfellas”, bazuar në librin e tij “Wiseguy: Life in a Mafia Family”.


Ai ka qenë edhe producenti i filmit të 1995-ës, “Casino”, bazuar në librin me të njëjtin titull; gjithashtu  i “American Gangster” dhe i filmit të Scorsese-s, “The Irishman”, fitues i çmimit Oscar këtë vit.


Etiketa:

Pas