Aktualitet

Skënder Brataj: Në vjeshtë pritet vala e tretë e koronavirusit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:03 - 21/06/21 |
mapo.al

Situata në Shqipëri nga pandemia aktualisht është mjaft e mirë dhe shpresëdhënëse për një verë të qetë për të pushuar pa stres, por cfarë do të ndodhë në vjeshtë?






Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj i ftuar në studion e Radarit Informativ në ABC përballë gazetares Jonida Shehu u shpreh se në vjeshtë duhet të përgatitemi për një valë të tretë.


Por Brataj, qetëson qytetarët kur thotë se vala e tretë që parashikohet nga virologët nuk pritet që të jetë në nivelin e dy të parave, që kaluam.







“Sot po thoshte një virolog i Universitetit të Milanos, që varianti “Delta” do të shkaktojë infektime në vjeshtën e ardhshme. Sigurisht që do të presim infektime nga “Delta”. Ata njerëz që nuk janë vaksinuar apo kaluar sëmundjen në një mënyrë apo tjetër do të atakohen.

Lexo edhe :  Shqiptarët bllokohen sërish në Han të Hotit: S’na njohin testet


Sigurisht që na bën më optimistë vaksinimi në Shqipëri. Po të kapet 2 mln (vaksinime) brenda vjeshtës, situata do të jetë më e menaxhueshme, por nuk e dimë se cfarë do vijë.



Nuk mund të flasim kaq lirshëm. Virologët parashikojnë një valë tjetër në vjeshtë, do të jetë edhe “vala e bishtit” të kësaj pandemie, jo e atyre përmasave që kaluan, por janë jetë njerëzish që duhen mbrojtur. Nuk ka marrë fund” tha Brataj.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas