Sport

Skënderbeu firmos me “kushëririn” e Michael Essien






               Publikuar në : 22:32 - 11/09/19 |
mapo.al

Skënderbeu vijon të afrojë lojtarë të rinj në skuadër. Në këto momente klubi korçar ka bërë zyrtare firmën me mesfushorin Emmanuel Kofi Essien, i njëjti mbiemër si Michael Essien, ish-lojtar i Chelsea.


Essien është 18 vjeç dhe vjen nga Gana. Sot ai nënshkroi kontratë 3-vjeçare me Skënderbeun dhe është vënë menjëherë nën urdhërat e trajnerit Ilir Daja, që po përgatitet për ndeshjen e kësaj fundjave, atë ndaj Tiranës.

Pofili i lojtari:

Emri: Emmanuel Kofi Essien

Vëndlindja: Kumasi, Gana

Datëlindja: 2 Korrik 2001

Gjatësia: 1.72 M

Pesha: 68 Kg

Pozicioni: Mesfushor


Etiketa: ,

Pas