Është mbyllur në barazim 1-1 pjesa e parë në Korçë, në një stadium pa tifozë. Golit të Uzunit të realizuar në minutën e 30 për Laçin i është kundërpërgjigjur Gjergji Muzaka në minutën e 34-t pas një kundërsulmit të Skënderbeut. Lojë e barabartë në përfundim të 45 minutave të para, por që në pjesën e dytë pritet të përcaktohet se kush do të jetë skuadra që do të buzëqeshë.
Pjesa e parë – Laçi ka ditur që të zotërojë më së miri fushën në minutat e para të sfidës. Lojë e qartë nga krahët, ndërsa Uzuni dallon mes të tjerëve. Shtubina bëhet vendimtar në disa momente në krahun e djathtë të kurbinasve, ndërsa Eller dhe Sefgjinaj ndihmojnë më së miri skuadrën për të sulmuar. Por, pas nuk mbeti Skënderbeu që pas problemeve të minutave të para arrin që të bëjë dalje të duhura me Demte dhe Krasniqin.
Mirëpo, në minutën e 30 fati i buzëqesh skuadrës më kërkuese, Laçit. Një top i vertikalizuar për tek Uzuni, i cili e uli mjaft mirë kur ishte brenda zonës së rreptësisë, ndërsa sfera u ndal në trekëndëshin e majtë të Teqjes pas të majtës potente të beratasit.
Festa nuk zgjat shumë për Laçin. Një kundërsulm i Skënderbeut në minutën e 34-t sjell barazimin në Korçë. Shtyllë dhe më pas Muzaka që zhytet për të dërguar në rrjetë topin. 1-1 në Korçë dhe kaq mjafton për të mbyllur 45-minutat e para të ndeshjes. /EDS/
Kategoria Superiore | Java e tretë
Skënderbeu – Laçi 1-1
Shënues: Muzaka 34’ / Uzuni 30’
Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi, Muzaka, Dita, Demte, Gripshi, Krasniqi, Bregu. Trajner: O.Shehi
Laçi: Selmani, Sefgjini, Fangaj, Shtubina, Mersinaj, Gjoni, Jonuzi, Lushkja, Eller, Xhixha, Uzuni. Trajner: A.Mërgjyshi
Gjyqtarë: E. Jorgji, E.Barushi, R.Çokaj, O.Sokoli, K.Meta, D.Rexha
Delegat: Bujar Pregja
Vëzhgues: Arjan Mali