Kampionatit shqiptar i është rritur vlera kohët e fundit. Kategoria Superiore ka filluar të pasqyrohet edhe në mediat e huaja.
Prestigjiozja italiane “Tuttomercatoweb” i ka kushtuar një material të veçantë Superiores, ku flet për ecurinë e kampionatit tonë të futbollit.
“Kampionati shqiptar/ Kryesuesja Skënderbeu, bie në Shkodër”. Kështu e ka titulluar materialin e kësaj jave ky portal.
“Ka ‘rënë’ Skënderbeu në javën e 27-të të Kampionatit në Shqipëri. Skuadra korçare u mund 2-0 në Shkodër, duke lënë Kukësin që t’i afrohet”, shkruan ndër të tjera “Tuttomercatoweb”.