Sport

Skënderbeu, transport falas për tifozët në sfidën kundër Partizanit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:04 - 26/10/18 |
mapo.al

Të hënën, Skënderbeu dhe Partizani do të luajnë një nga sfidat më të rëndësishme të sezonit. Të dyja skuadrat janë pretendente serioze për titullin kampion në këtë sezon dhe aktualisht, mbajnë dy vendet e para.


Skënderbeu është në vend të dytë dhe ka mundësinë t’i marrë kreun “Demave të kuq” në rast triumfi në kryeqytet, prandaj klubi ka vënë në dispozicion transportin falas për tifozët, që të ketë mbështetjen maksimale për këtë sfidë.

Partizani ruan vendin e parë në renditje, në kuotën e 22 pikëve, 2 më shumë sesa Skënderbeu. Në takimin e parë mes dy skuadrave, ishte ekipi korçar që triumfoi, falë një penalltie në kohën shtesë.





Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas