Wednesday, May 18, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Skica nga Roberto Farina

by ro ot
09/11/2019
in Mapo Letrare
0

Roberto Farina lindi në Milano në 1 qershor 1981 në Montegiordano (Kozenca) Itali. Jeta e tij e re pa mbushur as 20-vjetët e lindjes shuhet në rrethana tragjike duke u hedhur nga shkëmbi në 19 dhjetor 2000.Askush nga familjarët dhe miqtë e afërt nuk mund të mendonin një ndërmarje kaq tragjike dhe dëshpëruse .

Student në fakultetin e inxhinjërisë ambientit në universitetin e Romës. Jeta e tij adoleshente dhe rinore e rrethuar me dëshirat ,pasionet e pafundme duke i konkretizuar dhe shprehur në mënyrë direkte në fletët e bardha të fletores së tij.Vetëm aty i besoj të fshehtat e shpirtit.Luftën e pashmangëshme me makthet dhe rrezet e hirta dhë boshësinë e tërmershme që e rrethonte perreth.

Çdo nuancë ngushtohej nga zërat e një shoqëri dhe ambient i rreptë, strikt të kohës ku jetonte,duke përpirë çdo shpresë të lirisë vetjake hde mospranimit të të qënurit të ndryshëm dhe horizontet e mundshme në të ardhme.Roberto ishte i lindur për të jetuar jetën me gjithë ngjyrat e saja, cdo ditë ndërsa zbulonte ironin e saj të vërtet e të kobshme. Duke kalur mes mijërave hamendje e peripecish për të konkretizuar realitet të imagjinushme dhe të paimagjinushme. Roberto është një shpirt i lirë dhe rebel i pasionuar pas muzikës, pikturës, poezisë e ndërmjet sajë na përciell vibrimin e qelizave të etura për dimesione të papërrshkushme e jashtë kufijëve imagjinar që bie ndesh me gjykimin negativë nga të tjerët që janë kundërshtitë e një sistemi të mbyllur e helmus. Jemi në një shoqëri me maska të ndryshme thotë Roberto duke ngritur zërin e tij rinor.Ndërsa jam për ta një djalë i keq kur unë dua të jetoj i lirë, ndërsa ata jetojnë në skutat më të errëta të jetës së tyre të palumtur.

Roberto mendon , llogjikon dhe nuk gjykon duke mos vënë askend në bankën e të akuzuarve ,por me vetdije lidh asurden tek vrapon në mënyrë të sfidoj botën dhe vdekjen. Ai shkruan poezinë e jetën së tij duke na lënë një dëshmi të padiskutushme ,një mezazh ku qëndron kufiri i jetës të asaj që përjetojmë dhe përqafimi me fatin sa mund të jetë i përqafuar ose i ndëshkuar.Fatin e vetjetës së tij,që është Roberto ai që vuan shumë dhe jeton shumë,dashuron shumë ,kaq shumë tek vendos për të mbijetuar nga erërat dhe dimri i acartë që ngulmojnë në shpirtin dhe trupin e tij me një finale kaq të hidhur duke sfiduar shoqërinë dhe pikërishtë jetën.

Një duel i ashpërt dhe në këtë rast fiton vdekja por unë nuk do të lija kët finale trishtimi por do të shkruaja që poezia e Robertos është kaq e gjallë dhe duke lexuar notat e shpirtit që kumbojnë në një hapësirë gjigande ndërsa dëgjojnë dhe banorët më të fundit të kësaj bote .Ky mister e duel i vazhdushëm me jetën dhe vdekjen ndërsa mbijeton e bukura sepse Roberto me poezinë e tij drithëron dhe të copton shpirtin gjithëkujt.

Do të doja errësirën më të ndritëshme për mua
të jem në gjendje të humbas dhe të fsheh histerinë time.
vetëm xixellonjatë e zbehta
do të jenë në gjendje t’i përgjigjen pyetjeve të mia.
Përgjigje të shkurtra por të ndriçuara.
E kuptoj që të kthehem në mostër (bishë)
Nuk është më i miri i ngushëllimit
Por është më e mira, që,
mund të bëj për të mos menduar.
Quajeni kotësi të pastër,
do ta quaj pastërti të thjeshtë.
Quajeni izolim të pastër,
do ta quaj si përmbushje të shqisave.
Ta quaj strehë,
do ta quaj refuzim.

***

Roberto Farina

Dhoma ime

I shtrirë në shtrat shikoj tavanin e dhomës time, çdo objekt në dhomën time ka një vlerë simbolike.
Ata që kanë aftësinë për të hyrë do të kenë mundësinë të hyjnë në një botë shumë të largët nga rrethina(hapësira) e tyre.

Shumë qilima shumëngjyrësh mbulojnë dyshemenë e parketit me dru ulliri në një model si halat e peshkut, qindra fotografi dhe copëza gazetash mbulojnë muret, varen homogjenitetin e tyre të sinqertë, llamba e rrumbullakët shkëlqen gotat e birrës të shfaqura në raftet, fryti i vjedhjeve të suksesshme, etj, bordi im i buletinit ka kënaqësinë të presë makina dhe filxhanë të vegjël, guaskat, Buda Indian dhe një buf grek, pemë hipokastane të Vjenës, pako boshe të Malboro, elefantë në kristal ultramarinë me turi të thyer, kafshë në plastelinë dhe ëmbëlsira të ndryshme në formë merimangash tashmë të pangrënshme.

Do të dëshiroja që shtrati të pezullohej sikur të ishte një Djep dhe poshtë tij disa kolltuqe të fryra e të të mbushura me ujë blu dhe portokalli.

Dy folësit e vetëm në dhomë përhapin muzikën time të preferuar në ajër, zërat e mi të preferuar: Jeff Buckley, Dolores, O’Rirdan, Carmen Consoli, JK, Eddie Vedder, Bjork, Janis Joplin, Billy Corgan dhe i harruari tashmë Nick Drake.

Dhoma ime nuk është një mbretëri, është bota ime dhe si e tillë ajo ka kufij të vendosur mirë, kufijtë e mi.

“In my bedroom i often dance without shoë to anyone.”” Shpesh në dhomën time kërcej pa më vënë re askush”.

Gjithçka që më intereson më shumë është të vazhdoj të pres këtu për të gjetur personin e duhur për t’ia dhuruar një ditë… Mendoj se ky është qëllimi i jetës sime edhe pse kam dyshime të thella për realizuar këtë qëllim.

Këtu lind çdo fjalë që animon poezitë e mia të thjeshta dhe personale, çdo imazh që unë propozoj me ngjyra, çdo melodi dhe çdo zhurmë.

Kushdo që hyn me zhurmë nuk do të gjejë asgjë që mund të jetë me interes nëse nuk mund kuptojë ndjenjat e mia, por ata që dinë të hyjnë në të do të jenë të mirëpritur me orë të tëra , mes muzikës, mes objekteve dhe imazheve që do të jenë në dispozicionin e tyre të plotë. Kam folur për orë, orë të kufizuara, orët e mia.

Paris

Ndoshta shumë lexues do të pretendojnë se ky libër nuk ka asnjë lidhje logjike dhe në vend të kësaj mund të sigurohem që duke qenë një libër për jetën time dhe rrethinën time, unë mendoj se ai ka një sekuencë logjike.

Pasditen e djeshme kam varur një potret në murin e korridorit, ngjitur me derën time. Është një potret i La Zattera della Medusa nga Gericault, një nga pikturat e mia të preferuara që pata kënaqësinë ta shikoja live(të gjallë) rreth një javë më parë në Paris. Sinuoziteti(përshtatja), kompaktësia, gërshetimi i trupave të zhveshur, të shqyer dhe të pajetë është ajo që më godet më shumë në atë pikturë.

Kur treni mbërriti ishte vonë në mëngjes, njerëzit ishin tashmë në punë, turistë përreth qytetit.Tavolinat ishin gati për të mirëpritur mijëra pelegrinë të uritur, të gatshëm për të konsumuar çdo gjë të pështirë , të shpifur të shërbyer në një pjatë të bardhë prej porcelani.

Rrugët e para, sheshet e para, gjërat e para dukeshin aq të njohura sa gjithmonë i njihnin.

Jashtë stacionit të detyruar nga largësia monumenti të sheshit të Bastille me engjëllin e tij të artë që pasqyron rrezet e diellit në të gjitha rrugët e kryqëzimit që ka fatin e mirë për të të drejtuar. Ndihem sikur ngjitem në majë, përqafoj njeriun krahë, duke vjedhur krahët dhe fluturoj larg si “Bono në vidio e ambientuar në Berlin”.

Ne qëndruam në Mercury Monty Hotel, një hotel me tre yje shumë të ndryshëm nga hotelet italian. Në Paris si në Viena ato korrespondojnë me katër yjet italianë.

Dritarja e dhomës time është në brendësi të hotelit dhe unë mund të shihja gjithçka që ata bënin në dhomat e tjera me shumë lehtësi.

Shtatë kate me pamje të këndshme në një zonë të Parisit jo shumë larg nga qendra. Tresheja që ata kishin rezervuar ishte e vogël me një krevat dopio dhe një krevat për një person në korridor që mezi mund të kalonte.Salla, e pajisur me banjo me dush, kishte dyshemenë e mbuluar me qilim, muret e mbuluara me lëkurë në ngjyrë trëndafili të kuqërremtë të butë në prekje. Llambat lëshonin dritë portokalli që ndriçonte pasqyrën rrethore dhe pikturën Manet.

Në 9.30 të darkës ishte akoma ditë, TV në dhomë më ofronte vetëm kanale franceze dhe CNN, e vetmja gjë që mund të shikoja ishin karikaturat e Cartoon Network, ne e dimë që karikaturat nuk flasin shumë dhe kuptohen lehtësisht.

Pas rreth një çerek ore frëngjisht vendosa të dal jashtë duke kërkuar një kabinë telefoni për të folur me babanë tim në Itali. Por planet ndryshojnë brenda një kohe të shkurtër. Pasi e gjeta kabinën, dy sy blu elektrike më ndjekin në çdo hap timin mbi një biçikletë bordeaux.

Unë hyj në kabinë, por e kuptoj që nuk jam në gjendje të telefonoj në Itali, ndërkohë sytë blu elektrikë vazhdojnë të më zhbirojnë nga biçikleta.

Dua të pi duhan, por nuk e di se ku është dyqani i duhanit.

Si t’ia bëj? E thjeshtë, e vetmja mënyrë për të ditur është të pyes sytë blu elektrike që me biçikletë sa kanë marrë udhë dhe kanë marrë kthesën në një qoshen sikur të ket ngritur një kurth.

Duke e kthyer nga qoshja, biçikleta burdeaux është ndalur në rrugë sikur të pres dikë, i afrohem si një kurvë dhe e pyes në frëngjisht ku është dyqani i cigareve më i afërt.Ata më thonë t’i ndjek dhe unë i ndjek me kaq lehtësi dhe njëkosishtë konfuz,dhe ndërkohë ndihej që copëtojnë zemrën time të virgjët gati në një mijë rrahje në minutë.

Pyetja që më pushton mendjen është e thjeshtë dhe e qartë: a mund t’i ndjek ata sy ose të largohem menjëher? Mendja më këshillon të kthehem në Hotel Mercury Monty, por instinkti(ndiesia) insiston të ndjek sytë blu elektrike, të cilët më kërkojnë që t’i shoqëroj në banesën e tyre për të lënë biçikletën . Do të më duhet të kthej favorin që më shoqëruan tek dyqani i cigareve.

Kështu që sytë blu më buzëqeshin duke më bërë pyetje papushim.

Në apartament sytë blu elektrikë shndërohen në një djalë me një buzëqeshje simpatike dhe pamje të paharrueshme, pak muzikë, një gotë ujë dhe shtrati i tij bëhet vendi më i mirë për
të braktisur zemrën time të palodhur.

Do you listen my heart?A e dëgjon ju zemrën time? E pyes dhe një pjesë e imja mbërthehet në apartamentin në katin e gjashtë të një ndërtese në një lagje të zhurmshme të animuar nga Michou( një film) dhe plot me kurva që enden në trotuaret e kundërta.

Coeur(statuja) i shenjtë nuk është larg nga dritarja e kuzhinës dhe është qartë dhe e dukshme.Muret prej lëkure të rreme, qilimi portokalli, dritë portokalli, shtrati i shprishur, këpucë dhe teshat tona të shpërndara në dysheme si dhe një pasqyrë që tërheq pa ndërprerje puthjet tona dhe trupat tanë tashmë të zhveshur brenda një trupi.

Do yuo listen my heart?A e dëgjon ju zemrën time? Kam frikë.

Rrjedhin nga mendja fjalë të vërteta…So Real…Nuk e di!

Zemër (dashuri) më lër të fle në shtratin tënd sonte dhe të mbaj mend aromën e veshjes së qytetit të kthjellët … dhe kurrë nuk e kam kapërcyer pragun sepse mendova se mund të lëndoja nënën time, dhe kurrë nuk mund të zgjohesha nga makthi që më përpiu dhe më zvarriti poshtë.

Unë të dua por kam kaq frikë se të dua.

Nuk doja t’i jepja fund dashurisë sime dhe kështu u largova duke prishur çdo ngjyrë, çdo atmosferë, çdo dritë që kishim krijuar rreth nesh.Prandaj shpejt e gjej veten në rrugën e kthimit duke ecur përkrah një të huaji, të pashëm dhe të mallkuar që vazhdon të më bëjë pyetje nga përgjigjet e turpshme, por që nuk u dhashë shumë rëndësi.

Treni ikën larg tij, mendja ime akoma endet në apartament.

Çfarë ngjyre duhet të mbaj mend? Cfarë ngjyre do të jetë në gjendje të grumbulloj?

Lotët, gëzimi, pjesët e zemrës dhe mendjes së humbura në qytetin e kujtimeve, në qytetin e dritave, në qytetin e zemrave të shenjta.

Dua të kthehem në atë apartament për të parë përsëri nga dritarja e kuzhinës dhe të plotësoj sytë e Sacre Coeur të ndriçuar nga dritat e natës që bashkohen pa u lodhur me njëri-tjetrin. Por jam i lodhur nga gjuha frënge dhe vendosa të iki.

Shqipëroi Anila Dahriu

Tags: Anila DahriuDhoma imeparisRoberto FarinaSkica nga Roberto Farina

JU SUGJEROJME

“Shqipëria në dy kohë”- disa nga përgjigjet për pyetjet e shumta të shqiptarëve në dekadat e fundit
Letërsi

“Shqipëria në dy kohë”- disa nga përgjigjet për pyetjet e shumta të shqiptarëve në dekadat e fundit

18/05/2022
Fituesja e Çmimit “Kadare”/ Bekteshi: Doja të sillja një personazh të kohës sonë me efektet negative të tranzicionit
Kryesore

Fituesja e Çmimit “Kadare”/ Bekteshi: Doja të sillja një personazh të kohës sonë me efektet negative të tranzicionit

17/05/2022
Romani fitues i Çmimit “Kadare” 2021, botohet në gjuhën frënge
Kultura

Romani fitues i Çmimit “Kadare” 2021, botohet në gjuhën frënge

17/05/2022
Lea Ypi fiton çmimin ‘mbretëror’ për Letërsi, në Britani
Letërsi

Lea Ypi fiton çmimin ‘mbretëror’ për Letërsi, në Britani

05/05/2022
Next Post
Ne bashkë jena mësue me e nda mallin (Poezi)

Ne bashkë jena mësue me e nda mallin (Poezi)

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Nëna vret foshnjën e saj, nuk duronte dot të qarën
  • Aleatët e PD-së kanë një emër, për president
  • Apeli i GJKKO dënon 13 të pandehur për trafikim të lëndëve narkotike
  • Fat dhe para, tri shenjat e ‘përkëdhelura’ të horoskopit për muajin qershor
  • Kremlini: Thekson negociatat ndaj Ukrainës nuk po përparojnë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Vera Përleka
Mob:+355 (0) 69 20 56 100
Email: [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In