Aktualitet

‘S’kishte nevojë për oksigjen as ditën e parë’ – Mjeku sqaron gjendjen e Trump








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:18 - 07/10/20 |
mapo.al

Presidenti Donald Trump nuk ka pasur simptoma të COVID-19 për më shumë se 24 orë dhe nuk ka pasur temperaturë që prej katër ditësh.


Këto kanë qenë të dhënat e fundit në lidhje me shëndetin e Donald Trump. Doktori i tij Sean Conley tha se Donald Trump këtë mëngjes ndihej mirë, teksa ka përditësuar gjendjen fizike të presidentit.


“Shenjat e tij jetike janë të gjitha të qëndrueshme dhe normale. Ai nuk ka pasur temperaturë që prej 4 ditësh dhe nuk ka më asnjë simptomë të COVID-19 për 24 orë.



Trump nuk ka pasur nevojë dhe nuk ka marrë oksigjen që kur u shtrua fillimisht në spital”, shton mjeku, duke specifikuar se testet zbuluan nivele të dallueshme të antitrupave.


Presidenti Trump pas 72 orësh në spital, u kthye në Shtëpinë e Bardhë të hënën në mbrëmje. Ai nuk dha komente për gazetarët kur iu drejtua makinës që e dërgoi tek helikopteri presidencial në oborrin e spitalit.

Lexo edhe :  Imzot Frendo mposht koronavirusin, del nga spitali

Trump gjithashtu nuk foli për shtypin kur mbërriti në Shtëpinë e Bardhë, por u ngjit në shkallët e pjesës jugore dhe qëndroi për më shumë se një minut në ballkon, duke përshëndetur largimin e helikopterit presidencial.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas