Thursday, March 30, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Skleroza multiple, sëmundja e heshtur që rrezikon sistemin nervor

by mapo.al
25/11/2021
in Kryesore, Shëndeti
0

Kjo sëmundje mund të shfaqet në çdo moshë, por më e zakonshme është në moshat 20-30 vjeç, dhe haset 2-3 herë më tepër te femrat sesa te meshkujt

Skleroza Multiple është një sëmundje kronike që prek sistemin nervor duke shkaktuar një sërë simptomash të mundshme, përfshi problemet me shikimin, lëvizjen e krahëve ose të këmbëve, ndjeshmërinë ose ekuilibrin. Është një sëmundje që e shoqëron individin gjatë gjithë jetës, e cila dhe mund të jetë në formë të lehtë por edhe mund të shkaktojë paaftësi serioze në shëndetin e individit. Kjo sëmundje mund të shfaqet në çdo moshë, por më e zakonshme është në moshat 20-30 vjeç, dhe haset 2-3 herë më tepër te femrat sesa te meshkujt. Një ndër shkaqet më të shpeshta të aftësisë së kufizuar te të rinjtë (20-30 vjeç) është Skleroza Multiple.



Shenjat

Simptomat mund të variojnë nga një individ te tjetri dhe mund të prekin çdo pjesë të trupit. Simptomat kryesore janë: lodhje, vështirësi në ecje, probleme me shikimin, si p.sh.: shikim i paqartë, probleme me kontrollin e fshikëzës së urinës, mpirje ose ndjesi si shpim me gjilpërë në pjesë të ndryshme të trup, spazma dhe ngërçe apo ngurtësime muskulore, probleme me ekuilibrin dhe orientimin, probleme me të menduarit, të mësuarit dhe planifikimin. Në varësi të tipit të Sklerozës Multiple që individi ka, simptomat mund të shfaqen dhe të ikin në faza të ndryshme, por edhe mund të përkeqësohen në vazhdimësi.

Tipet

Skleroza Multiple mund të fillojë në 1 ose 2 mënyra: me përsëritje individuale (me atak, ose me përkeqësim) ose me progres gradual. Më shumë se 8 në 10 individë me SM janë të diagnostikuar me tipin përsëritës të SM-së. Një individ me SM përsëritëse do të ketë episode me simptoma të reja ose të përkeqësuara. Këto simptoma zakonisht përkeqësohen për disa ditë, zgjasin ditë, javë ose muaj, dhe më pas përmirësohen ngadalë gjatë një periudhe të ngjashme me fillimin e simptomave. Episodet përsëritëse shpesh ndodhin pa paralajmërim, por në përgjithësi lidhen me një periudhe stresi apo sëmundjeje. Simptomat e episodeve të rikthyera mund të zhduken krejtësisht, me ose pa trajtim, edhe pse disa simptoma shpesh vazhdojnë me sulme të përsëritura që ndodhin gjatë disa viteve. Periudhat midis atakëve të sëmundjes njihen si periudha lehtësimi dhe mund të zgjasin për vite me radhë. Pas shumë vitesh (mbase dekadash) shumë individë, por jo të gjithë me SM që bëjnë episode përsëritëse, zhvillojnë SM progresive dytësore. Kjo formë SM-je përkeqësohet me kalimin e kohës pa patur atakë të dukshëm të sëmundjes. Disa individë vazhdojnë të kenë episode të rralla përsëritëse gjatë kësaj faze të sëmundjes. Përafërsisht gjysma e individëve me SM përsëritëse do të zhvillojnë fazën progresive dytësore të sëmundjes brenda 15-20 vitesh. Pak më shumë se 1 në 10 individë u fillojnë shenjat e SM-së me një përkeqësim gradual të simptomave. Në SM-në progresive parësore simptomat përkeqësohen gradualisht dhe grumbullohen me kalimin e viteve pa patur periudha lehtësimi, edhe pse individët kanë periudha ku duket se simptomat stabilizohen.

Shkaqet

Skleroza Multiple është një sëmundje autoimune, ku sistemi imunitar sulmon sistemin nervor dhe kryesisht shtresën e cila mbështjell dhe mbron nervat (mielinën). Është e paqartë se cili faktor ndikon në sistemin imunitar që të sulmojë sistemin nervor, por shumica e ekspertëve mendojnë se mund të përfshihen një kombinim i faktorëve gjenetikë dhe mjedisorë.

Trajtimi

Aktualisht nuk ka një mjekim për SM-në, por disa trajtime mund të ndihmojnë kontrollin e gjendjes shëndetësore. Trajtimi që i nevojitet një pacienti varet nga simptomat specifike dhe nga vështirësitë që ai ka. Trajtimi mund të përfshijë: trajtimet specifike për simptomat individuale të SM-së, trajtimin e rasteve të përsëritura me ilaçe steroide për të përshpejtuar rikuperimin, trajtimin për të zvogëluar numrin e episodeve të përsëritura duke përdorur ilaçe të quajtura terapia për modifikimin e sëmundjes. Terapitë e modifikimit të sëmundjes mund të ndihmojnë gjithashtu për të ulur apo ngadalësuar përkeqësimin e përgjithshëm të paaftësisë te pacientët me SM përsëritëse apo me SM progresive dytësore, të cilët zhvillojnë episode përsëritëse. Aktualisht nuk ka asnjë mjekim që mund të ulë apo ngadalësojë progresin e SM-së progresive parësore ose SM-së progresive dytësore kur episodet përsëritëse mungojnë.

Tags: këshillasëmundjasistemi nervorSkleroza multiple

JU SUGJEROJME

Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë
Kryesore

Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë

30/03/2023
25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh

29/03/2023
Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension
Economi

Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension

29/03/2023
Elvin Omarov, ukrainasi që ndjek studimet në UET: E zgjodha universitetin nga përshtypjet pozitive të miqve shqiptarë
Kryesore

Elvin Omarov, ukrainasi që ndjek studimet në UET: E zgjodha universitetin nga përshtypjet pozitive të miqve shqiptarë

28/03/2023
Next Post
Escobar: “Ballkani i Hapur” nuk mund të ketë sukses pa të gjitha vendet e rajonit

Escobar: "Ballkani i Hapur” nuk mund të ketë sukses pa të gjitha vendet e rajonit

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë
  • 25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh
  • Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension
  • 25 VITE MË PARË/ CIA vjen në Tiranë
  • Elvin Omarov, ukrainasi që ndjek studimet në UET: E zgjodha universitetin nga përshtypjet pozitive të miqve shqiptarë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In