Aktualitet

Skocia mposhtet nga Çekia dhe magjia e Schick














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:23 - 14/06/21 |
mapo.al

Dy gola të Patrik Schick i dhuruan Çekisë tre pikët e para në Euro 2020. Kombëtarja që 6 ditë më parë zhvilloi një miqësore ndaj Shqipërisë, të cilën e fitoi 3-1, ia doli të mposhtë Skocinë në shtëpi.






Dueli i grupit D, aty ku bëjnë pjesë edhe Anglia me Kroacinë, u zhvillua në “Hampden Park” të Glasgout. Vendasit nuk përfituan dhe dolën pa pikë nga sfida e parë që luanin në një Europian pas plot 25 viteve (1996).


Ekipi mik shënoi nga një gol për pjesë dhe është ngjitur në krye të grupit D. Heroi i Çekisë u shfaq Patrik Schick, sulmuesi i Bayer Leverkusen. 25-vjeçari shënoi me kokë golin e parë në fundin e pjesës së parë.







Goli i dytë erdhi në minutën e 52-të dhe ishte thjesht i mrekullueshëm. Gjuajte me të majtën nga mesi i fushës dhe topi në rrjetë, duke lënë të shtangur portierin e Skocisë.




Moment magjik në kryeqytetin skocez dhe goli më i bukur deri tani në Euro 2020. Nisje perfekte për Çekinë dhe për Schick, i cili barazon Lukakun në krye të renditjes së golashënuesve.



1


Etiketa: , ,

Pas