Aktualitet

Skuadrat shqiptare bëjnë ligjin në Maqedoninë e Veriut, tre ekipe në Europë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:08 - 10/05/21 |
mapo.al

Me një shqiptar në krye të Federatës së Futbollit si Muamed Sejdini, futbolli i Maqedonisë së Veriut po rritet së tepërmi dhe kulmi do të jetë sigurisht Europiani ku për herë të parë do të marrë pjesë kombëtarja ballkanase.






Ky event nuk do të jetë i vetmi për t’u mbajtur mend sepse faktori shqiptar në futboll në vendin fqinj është rritur së tepërmi dhe këtë sezon në Kupat e Europës pritet të luajnë 3 ekipe shqiptare nga Maqedonia, si asnjëherë tjetër.


Shkëndija e Tetovës u shpall kampion prej disa javësh ndërsa vendi i dytë i takon ekipit tjetër shqiptar të Shkupit teksa edhe vendi i tretë, i fundit që siguron një biletë për Europën do t’i shkojë me shumë gjasa skuadrës së tretë shqiptare, FC Struga. Por kjo nuk mund të arrihej pa ndihmën e kampionëve të Shkëndijës që në fakt këtë fundjavë mposhtën pikërisht ekipin që mund t’i merrte vendin Strugës, Makedonija GP të cilët morën një leksion 4-3 nga kampionët e Tetovës.







Ekipi i drejtuar nga Ernest Gjoka në fakt një javë më parë u mund nga ekipi i Strugës 2-0, aty dhe ku nisi rrugëtimi i tre ekipeve shqiptare drejt Europës dhe duhej të mposhtte Makedonijën që e neutralizoi me fitoren e thellë që konfirmon 3 skuadrat shqiptare në krye. Tani mungon vetëm një ndeshje që Struga të arrijë objektivin e madh dhe pengesa do të jetë Sileksi dhe kundërshtarët e tyre, Makedonija GP do të përballet me Vardarin.


Këta të fundit janë një tjetër lajm i mirë për rivalitetin me ekipet shqiptare pasi Vardari historikisht ka rivalizuar Shkëndijën për kreun dhe që sezonin tjetër do t’i shikojë kuqezinjtë nga poshtë, në kategorinë e dytë.

Janë vetëm 90 minuta që ndajnë Strugën drejt kualifikimit historik të tri ekipeve shqiptare në Europë në Maqedoninë e Veriut, një arsye për t’u krenuar dhe shembull për t’u ndjekur në futbollin modern.

2


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas